Aktualitet

Flet pronari i subjektit të grabitur në Patos: Është hera e tretë, kanë qenë më shumë se 2 persona (VD)

5 Maj 2019, 19:19 Nga DOSJA
Flet pronari i subjektit të grabitur në Patos: Është hera e

FIER- Pas grabitjes së ndodhur mëngjesin e sotëm në Patos të Fierit, ka folur edhe pronari i subjektit të grabitur, Medi Kurteshi. (Lexo këtu)

Ai shprehet se kjo është hera e tretë që grabiten por jo në përmasat e kësaj të fundit, ndërsa shton se i janë marrë rreth 2800 euro, 60 000 lekë të reja, si dhe çelësat e dy makinave që sapo i kishin blerë. Kurteshi tregon se grabitësit janë larguar me dy makinat e sapoblera, ndërsa shton se kanë qenë më shumë se 3 persona.

“Rreth orës 3 të mëngjesit këtu vinë disa grabitës dhe futen brenda në ambientet e punës dhe kanë shkatërruar gjithçka. Kanë shkatërruar dhe kasafortën në të cilën ndodheshin vlera monetare dhe dy çelësat e makinave që sa i kishim blerë. Rreth orës 3:20 këta i kanë marrë makinat. Në mëngjes ishte çdo gjë e shkatërruar. Rreth orës 3 dëgjova ca zhurma por nuk dyshova. Kjo nuk është hera e parë por jo të kësaj natyre.Kjo punë ka qenë e mirëorganizuar por nuk mund të flas me emra konkret. Mendoj se kanë qenë mbi dy persona”, – shprehet Kurteshi.

Sipas tij, kamerat nuk kanë funksionuar në momentin e grabitjes, e për këtë identifikimi i tyre bëhet më i vështirë.

“Kemi kamera sigurie por nuk kanë funksionuar. Ne kërkojmë të gjenden grabitësit dhe të na kthehen sendet e vjedhura”, shprehet Kurteshi, ndërsa shton se nuk ka konflikte me askën. Ai thotë se ndihetn të frikësuar nga këto ngjarje dhe të pambrojtur.

(B.B & A.S/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet flet medi kurteshi grabitja në patos medi kurteshi flet medi kurteshi grabitja në patos medi kurteshi

Sondazh

Poll