Politike

Policia Bashkiake e Veliajt ‘vjedh’ stendën e peticionit për ndryshimin e sistemit

TIRANË- Nisma #Thurje, me anë të një postimi në rrjetet sociale, ka denoncuar atë që e quan si “vjedhja e stendës së peticionit ku qytetarët firmosin për ndryshimin e sistemit”, nga Policia Bashkiake e Tiranës.

Ndërsa publikon edhe një video ku shihet momenti kur Policia Bashkiake merr stendën nga aktivistët, Nisma #Thurje shkruan: “Ai që iu vjedh qytetarëve lekët e taksave, shitësve ambulantë specat e domatet, të varfërve kanoçet, tani po kërkon t’iu vjedhë dhe firmat.
Natyrisht, vesi del me shpirtin thotë populli dhe €rioni është shembulli që e vërteton. Ai s’mund të rrijë dot pa vjedhur.”

Më te j shkruhet se ngjarja e sotme vjen si shqetësim për shkak të 6000 firmave të mbledhura në 10 ditë.

Postimi i plotë:

Qesharakët e sistemit!

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Policia Bashkiake e €rionit ka vjedhur sot stendën e peticionit ku qytetarët firmosnin për ndryshimin e sistemit. 
Ai që iu vjedh qytetarëve lekët e taksave, shitësve ambulantë specat e domatet, të varfërve kanoçet, tani po kërkon t’iu vjedhë dhe firmat. 
Natyrisht, vesi del me shpirtin thotë populli dhe €rioni është shembulli që e vërteton. Ai s’mund të rrijë dot pa vjedhur.

Duket se rreth 6000 firmat e mbledhura për 10 ditë kanë filluar të shqetësojnë seriozisht sistemin, i cili ka hedhur në sulm grabitësit me uniformë.

Por ne nuk do ndalemi. Nuk ka asgjë që na ndalon. I kemi marrë parasysh të gjitha.

Nesër stenda e peticionit do të jetë përsëri nëpër rrugët e Tiranës e shumë qyteteve të tjera, për të bashkuar mijërat e njerëzve që duan që regjimi i €rionëve të përfundojë një herë e mirë dhe këtij vendi t’i kthehet dinjiteti që €rioni bashkë me një tufë të pangopurish ia kanë marrë me PPP.

#Bashkohu

Shto Koment