Art&Argëtim

FRYMËZUESE! Asgjë nuk e ndal 18-vjeçarin e verbër të kompozojë me klarinetë! Andon Çepe na mëson si dashuria dhe pasion

10 Shkurt 2021, 15:05 Nga DOSJA
FRYMËZUESE! Asgjë nuk e ndal 18-vjeçarin e verbër të

GJIROKASTËR– Një djalë nga Kalasa e Delvinës ka treguar se dashuria dhe pasioni për artin kapërcen çdo vështirësi. Ai është përballur që i vogël me vështirësitë në shikim. Edhe pse me shikim të limituar, asgjë nuk e ka penguar të shkruajë tekste këngësh dhe ti këndojë vetë ato. Klarineta erdhi në jetën e tij si pasion për kompozimin. Puna e tij është shumëfish më e madhe krahasuar me të tjerët pasi atij i duhet të memorizojë gjithçka.

Që në fillim që kam nisur muzikën, qoftë si muzikant qoftë si klinetarist që po punoj tani, qëllimi maksimal është të kap skena të larta. Sigurisht që më duhet shumë punë. Mbaj mend pjesën, plus që më ndihmon edhe profesori në çdo mënyrë të mundshme, kështu që nuk na pengon në  asnjë lloj aspekti kjo pjesa për mbarëvajtjen e studimit. Të heqësh dorë nuk bën pjesë fare në zgjedhjet që bëj“, shprehet Andon Çepe pwr Top Channel.

Pak muaj më parë Andoni u zhvendos nga liceu ‘Jordan Misja’ në shkollën artistike  në Gjirokastër ku njoh me miq të rinj. Edhe Armandi, mësuesi i tij i klarinetës beson se talenti dhe këmbëngulja e të riut do të të shpërblehet.

“Andoni është i veçantë në mënyrën se si ai studion, në përkushtimin që ai ka dhe është një njeri me shumë vullnet. Kjo ishte një gjë që mua me ka habitur vërtetë dhe ma ka rritur edhe mua dëshirën për të kërkuar dhe për të gjetur mënyra më efektive për këtë nxënës. Unë mendoj se aty ku ka dashuri dhe pasion për artin asgjë nuk është e pamundur“, shprehet mësuesi.

Andon Çepe vetëm 18-vjeç di shumë gjëra për jetën. Ai ka mësuar të ringrihet pas çdo rrëzimi, të provojë dhe riprovojë. Ëndrra për të cilën ai po punon fort është të ngjitet në majat e skenës.

Marrë nga TOP CHANNEl

(u.s./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kulture kulture andon çepe andon çepe

Sondazh

Poll