Art&Argëtim

Bushati përplaset me moderatoren e Euronews Albania për titullin e emisionit

10 Shkurt 2021, 10:57 Nga DOSJA
Bushati përplaset me moderatoren e Euronews Albania për titullin e

Prej Janarit jemi mësuar të shohim dy analistët Andi Bushati dhe Baton Haxhiu të përplasin idetë e tyre pro dhe kundër në emisionin Shock, që transmetohet në televizionin Euronews Albania. Por dje në mbrëmje, debati nuk ka ndodhur vetëm mes dy analistëve, por edhe me moderatoren e emisionit Bruna Çifligu.

Bushati tha se televizioni Euronews Albania i kishte çensuruar titullin e emisionit, tema e të cilit ishte fushata politike me banditë. Titulli që kishte sugjeruar analisti, ashtu siç e përmendi në emision, ishte “Meta, fushatë me banditë”. Sipas tij, emri i Metës ishte hequr nga titulli dhe këtë e cilësoi çensurë.

Moderatorja i kujtoi se emisioni bëhet në Euronews Albania një brand që njihet për pikën e tij të fortë, në ruajtjen e standardit, besueshmërisë dhe paanshmërisë. Madje e ftoi Bushatin ta respektonte këtë standard, që mund të mos e haste në televizionet e tjera.

Këtu erdhi edhe përplasja mes të dyve, të cilën të plotë mund ta ndiqni në videon e shkëputur nga emisioni Shock, që transmetohet çdo të hënë, të martë dhe të mërkurë në orën 20.00 në Euronews Albania.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

televizion televizion andi bushati bruna çifligu andi bushati bruna çifligu

Sondazh

Poll