Art&Argëtim

“Mori vëmendjen lufta me babanë e saj”/ Britney Spears “thyen heshtjen” pas publikimit të dokumentarit: Po përpiqem

10 Shkurt 2021, 11:23 Nga DOSJA
“Mori vëmendjen lufta me babanë e saj”/ Britney Spears

SHBA- Këngëtarja amerikane Britney Spears ka “thyer heshtjen” pas publikimit të dokumentarit të saj ” Framing Britney Spears”. Në një postim në Twitter, këngëtarja shkroi se është duke u përpjekur që të jetojë një jetë normale. Ajo gjithashtu ka postuar një performancë të këngës Toxic dhe tha se momentalish po shijon bazat e jetës së përditshme. Ndër të tjera, këngëtarja u është kundërvënë njerëzve që merren me jetët e të tjerëve, duke u thënë se nuk është aq e lehtë sa duket.

“Nuk mund ta besoj kjo performancë këngës Toxic është nga 3 vjet më parë !!! Unë gjithmonë do të doja të isha në skenë …. por po marr kohë të mësoj dhe të jem një person normal ….. Më pëlqen thjesht të shijoj bazat e jetës së përditshme !!!! Secili person ka historinë e tij dhe mënyrën për tu marrë me historitë e njerëzve të tjerë !!!! Ne të gjithë kemi kaq shumë jetë të ndryshme të ndritshme dhe të bukur! Mos harroni, pa marrë parasysh atë që mendojmë se dimë për jetën e një personi, nuk është asgjë në krahasim me personin aktual që po e jeton!!!!”, shkroi ajo.

Can’t believe this performance of Toxic is from 3 years ago !!! I’ll always love being on stage …. but I am taking the time to learn and be a normal person ….. I love simply enjoying the basics of every day life !!!! @NYRE pic.twitter.com/Kthh9fIWtJ

— Britney Spears (@britneyspears) February 9, 2021

Kjo dalje e Spears ka ardhur për shkak të vëmendjes së madhe që mori konflikti me babanë e saj në dokumentarin që publikoi për jetën e saj.

(I.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz britney spears britney spears

Sondazh

Poll