Politike

Tom Doshi sfidon ambasadoren amerikane, dorëzon në KQZ kërkesën për tu regjistruar në zgjedhje

10 Shkurt 2021, 08:34 Nga DOSJA

TIRANË– Partia Social Demokrate e udhëhequr nga Tom Doshi, të cilin, ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim e përmendi me emër për të mos garuar në zgjedhje, sot ka depozituar kërkesën në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, për regjistrim për zgjedhjet e 25 Prillit.

Dosja.al ka mësuar se kërkesa është depozituar në protokollin e KQZ-së, pasditen e djeshme. Tashmë pritet që KQZ-ja të mblidhet për të shqyrtuar kërkesat e partive që kanë depozituar për tu regjistruar, përfshirë këtu edhe Doshin. PSD-ja ka dorëzuar brenda afateve të përcaktuara edhe komisionerët për në Shkodër e Tiranë.

Por, çfarë kërkoi Kim dy ditë më parë?

Pas një sërë deklaratash publike ku ambasadorja kërkonte që partitë të merrnin përgjegjësitë dhe të ndalonin garimin e personave me rekorde kriminale në zgjedhje dhe shpërfilljen nga politike, dje Kim foli me emra. Ambasadorja tha se Tom Doshi nuk duhet të jetë si alternativë për qytetarët në këto zgjedhje, duke argumentuar se Doshi është në listën e zezë të DASH dhe nuk i lejohet hyrja në territorin amerikan.

Nga Doshi nuk ka asnjë reagim, ndërsa Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi u tregua diplomat kur tha se çdo gj në lidhje me zgjedhjet është caktuar në Kushtetutë e duhet zbatuar.

Socialistët nisën mbrojtjen e Doshit. Bushati i kujtoi sulmet në Capitol Hill ambasadores Kim duke shtuar se edhe SHBA-ja nuk është ‘imune’. Ndërsa Kryeministri Edi Rama, kyçi gojën, duke iu shmangur pyetjes.

(f.m;f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ndalimi i tom doshit ne zgjedhje tom doshi tom doshi kerkon regjistrimin ne zgjedhje yuri kim ndalimi i tom doshit ne zgjedhje tom doshi tom doshi kerkon regjistrimin ne zgjedhje yuri kim

Sondazh

Poll