Programi i PD për Turizmin/ Kashahu: Më cilësori i hartuar ndonjëherë! Dyfishon vendet e punës, sektori do marrë vëmendj
TIRANË– Sekretari për Çështjet e Marrëdhënieve me Jashtë në PD, Arben Kashahu ka folur për programin e PD për Turizmin duke garantuar se sjell dyfishim të vendeve të punës. Ai thotë se plani aktual i PD për Turizmin është më cilësori i hartuar ndonjëherë, teksa do të zbatohet menjëherë pas zgjedhjeve të 25 prillit.
‘Ky plan do përmirësojë ekonominë e Shqiperise, ekonominë e operatorëve turistikë, cilësinë e ofertës dhe shërbimeve në sektorin e turizmit.Ky sektor si një ndër prioritetet më të mëdha te zhvillimit të qendrueshëm të vendit, do të marrë për herë të parë rëndësinë që i takon.‘- shprehet ai.
FJALA E ARBEN KASHAHU
Të nderuar miq,Programi ynë për Shqipërinë ka një qëllim: të projektojë ndryshimin për të cilin ka kaq shumë nevojë vendi. Pas 8 vitesh dështimi të përgjithshëm e në cdo sektor, spikat dështimi në sektorin kryesor dhe jetik të Shqipërisë: Turizmi! Dhe jo për shkak të ndonjë fatkeqesie natyrore, por të qeverisë!Pas 8 vitesh që shqiptarët dëgjojnë vetëm fjalë por nuk shohin asnjë vepër të realizuar, dëgjojnë probleme por jo zgjidhje, është koha që kjo të ndryshojë, është koha për ndryshim rrënjësor.Larg premtimeve boshe apo një liste dëshirash, Lulzim Basha do ju paraqesë programin më cilesor të hartuar ndonjeherë për sektorin e Turizmit, i cili është rezultat i një sinergjie mes ekspertëve më të mirë të huaj dhe atyre vendas.Është një plan gjithëpërfshirës, serioz dhe i realizueshëm. Një plan që do të zbatohet menjëherë pas fitores së zgjedhjeve të 25 Prillit.Ky plan do përmirësojë ekonominë e Shqiperise, ekonominë e operatorëve turistikë, cilësinë e ofertës dhe shërbimeve në sektorin e turizmit.Ky sektor si një ndër prioritetet më të mëdha te zhvillimit të qendrueshëm të vendit, do të marrë për herë të parë rëndësinë që i takon.Të dashur miq,Rama dhe qeveria e tij në 8 vitet e fundit kanë lënë pas dore turizmin duke atrofizuar potencialin tonë turistik.Në vitin 2019, industria e udhëtimit dhe turizmit kontribuonte me rreth 1/5 e PPB-së dhe të ardhurat nga vizitorët e huaj kontribuonin në pothuajse gjysmën e eksporteve në Shqipëri.Varësia kaq e konsiderueshme ndaj turizmit në Shqipëri, kërkonte politika agresive mbështetese për të siguruar një impakt të rëndësishëm dhe të qëndrueshëm në ekonomi.
Në të kundërt, industria e turizmit është rrënuar dhe vendet e punës janë ulur.
– Niveli i punësimit në industri në fund të vitit 2019 është 4.15% e totalit. Ai është më i ulti në rajon, është më pak se gjysma e Malit të Zi.
Impakti i turizmit në ekonomi është i paoptimizuar.
– Të ardhurat mesatare për turistë prej 397$ janë më të ulta në rajon.– Kohëzgjatja e sezonit turistik është sa gjysma e të gjitha vendeve fqinje duke shpërdoruar të gjitha burimet njerëzore, natyrore e kulturore në vend.
Industria e turizmit mbetet aspak konkurruese në rajon.
– Indeksi i konkurencës së industrisë së turizmit e rendit Shqipërinë në vendin e 86-të në vitin 2019.– Për konkurencën e çmimeve, kryesisht lidhur me koston e të udhëtuarit për dhe në Shqipëri, Shqipëria renditet në vendin e 89-të, shumë më keq se Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut.– Përsa i përket aksesit ndaj burimeve kulturore dhe natyrore, Shqipëria renditet në vendin e 94 në vitin 2019 duke dëshmuar keqmenaxhimin në promovimin e burimeve kulturore.– Lidhur me cilësinë e infrastukturës, Shqipëria renditet e në vendin e 88. Veçanërisht për infrastrukturën e transportit ajror, Shqipëria renditet në vendin e 105, shumë më poshtë se fqinjët me vetëm 40 fluturime direkte nga 19 vende.– Kapacitetet akomoduese janë më të ulta në rajon, tre herë më të vogla se ato të Malit të Zi.Në lidhje me politikat e ndërmarra dhe kushtet lehtësuese, sërish Shqipëria mbetet mbrapa vendeve të rajonit. Ajo renditet në vendin e 95-të.
– Në lidhje me lehtësinë e të bërit biznes, Shqipëria rënditet në vendin e 82-të, shumë më poshtë se vendet fqinje.Programi jonë do të clirojë energjinë e biznesit drejt një turizmi cilësor, në harmoni me natyrën, të qendrueshëm dhe në pararojë të zhvillimit ekonomik tëvendit.Ne kemi punuar së bashku me Lulzim Bashën për të sjellë një program që do të dyfishojë vendet e punës në industri, do të diversifikojë ofertën turistike ku të gjithë aktorët e komunitetit të marrin pjesë, nga cdo cep i Shqipërisë, të të gjitha tipologjive të turizmit. Kjo për qëllimin e thjeshtë: të ofrojmë larminë e bukurisë dhe historisë që Shqipëria posedon dhe e karakterizon në rajon.Ftoj Z. Lulzim Basha të prezantojë programin e turizmit.
(A.B)/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Sondazh
Tom Doshi sfidon ambasadoren amerikane, dorëzon në KQZ kërkesën për tu regjistruar në zgjedhje
TIRANË– Partia Social Demokrate e udhëhequr nga Tom Doshi, të cilin, ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim e përmendi me emër për të mo...
Programi i LSI-së për arsimin/ Kryemadhi nga Elbasani: Nuk ka pasuri e armë më të fortë sesa dija, synimi jonë 5% e PBB p
ELBASAN– Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka prezantuar ditën e sotme programin e partisë për arsimin. Nga Elbasani, Kryemad...
Përmbyten varrezat në Lezhë! Metaliaj: Të vdekurit meritojnë respekt në banesën e fundit, merrni masa urgjent. Ndreu: Faj
LEZHË–Varrezat e fshatit Markatomaj në Lezhë janë përmbytur tërësisht. Siç shihet edhe në pamjet e publikuara nga ish-deputetja e Partisë Demokratik...
‘Rama nuk mund të zgjidhë asgjë’/ Thirrja e Bashës: Më 25 prill ne do të sjellim ndryshimin!
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha vijon sërish me thirrjet kundrejt qeverisë Rama. Mëngjesin e sotëm ai shkruan në ‘Facebook’ se pas 8 vi...
Vota në Senat: Gjyqi ndaj ish-presidentit Trump është kushtetues
Senati amerikan votoi të martën në mbrëmje për t’i hapur rrugën gjyqit të plotë mbi akuzat ndaj ish-presidentit Donald Trump për nxitje rebelimi.Në seancën e pa...
“Po Saliu ku i gjeti lekët për pensionet”/ Rama i kthehet qytetarit: O Zot, u plake…po dorë nuk hoqe
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka replikuar me komentuesit në rrjetin e tij të Instagram, lidhur me pensionet. Një komentues i shkruan Ramës se ku i g...
“Duan të denigrojnë figura publike…”/ Çfarë fshihet pas hackimeve të rusëve, webmasteri: Po vidhen informacione, do
TIRANË– Hackerimi i aplikacionit “WhatsApp” po bëhet për fushatën e zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit. Kështu të paktën pretendon webmasteri, Gentian P...
‘Morët një djalë të vogël dhe e hodhët në kosh’/ Alizoti nuk përmbahet ndaj Maznikut: O karagjoz! Të hodhi Nusreti
TIRANË– Përmendja e vdekjes së Ardit Gjoklajt ka ngjallur debate me nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës, Arbjan Maznikut dhe drejtuesit politik për B...
Kur do të dalë lista e kandidatëve për deputetë? Rama: Mendoj që Vlorën mos ta lë, dhe në Durrës do jem vetë
DURRËS– Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar edhe njëherë se në zgjedhjet e 25 prillit do të kandidojë në Durrës dhe në Vlorë. Lajmin e përsëriti në n...