Aktualitet

La pas dy fëmijë jetimë, kush është bariu që humbi kontaktet prej 2 shkurtit me familjen dhe u gjet i pajetë në bregdeti

9 Shkurt 2021, 18:12 Nga DOSJA
La pas dy fëmijë jetimë, kush është bariu që humbi

KAVAJË–  Trupi i pajetë i gjetur dje në bregun e detit në Kavajë është një bari nga Berati.

62-vjeçari Ameli Softa, babai i dy fëmijëve jetonte prej 7-vitesh në lagjen periferike të Beratit “Uznovë”, pasi ishte shpërngulur nga Dardha e Korçës.

Ai punonte si bari në shumë qytete të vendit dhe kontakti i fundit që ka pasur me familjen ka qënë në 2 Shkurt, ku u kishte komunikuar se kishte gjetur punë në një zonë të Durrësit. Më pas ai nuk ka kumunikuar më me asnjë nga familjarët e tij, të cilët e denoncuan të humbur në Policinë e Beratit më 5 shkurt.

Ameli Softa u gjet dje i vdekur në breg të detit në Kavajë, në trupin e tij nuk ka pasur shenja dhune dhe mendohet se ka rënë aksidentalisht në lumin Shkumbin dhe rrjedha e ka nxjerrë në breg të detit.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ameli softa ameli softa

Sondazh

Poll