Aktualitet

‘Na sjell drogë nga jashtë…”/ Tentoi të fuste kanabis në burgun e Fushë Krujës, arrestohet gardiani 28-vjeçar, mist

9 Shkurt 2021, 17:43 Nga DOSJA
‘Na sjell drogë nga jashtë…”/ Tentoi të fuste

FUSHË KRUJË-  Një gardian i burgut të Fushë Krujës ka përfunduar në pranga pasi është kapur në flagrancë duke futur kanabis në ambientet e institucionit të vuajtjes së dënimit. Pas informacioneve se 28-vjeçari me iniciale B.M., ushtronte aktivitet të jashtëligjshëm, kolegët e kanë kontrolluar në momentin kur po futen në ambientet e punës. Gjatë kontrollit trupor, 28-vjeçarit iu gjetën 30.8 gr kanabis, ndërsa nga kontrolli i zhvilluar në banesën e tij, gjetën dhe 18 gr të tjera. Ndërkohë pavarësisht prangosjes së tij, nga ana e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve, vazhdojnë hetimet për të zbuluar persona të tjerë që mund të jenë implikuar. Megjithatë ende nuk dihet se cili ishte “klienti VIP” të cilit i shërbente gardiani.

NJOFTIMI I PLOTË: 

Sot në datë 09.02.2021, nga Drejtoria e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve, u bë arrestimi në flagrancë i punonjësit të policisë së rolit bazë të I.E.V.P-së Fushë Krujë, B.M, i datëlindjes 26.02.1993, lindur dhe banues në fshatin Luz Krujë.

Arrestimi i këtij punonjësi u bë pasi në datë 09.02.2021 rreth orës 07:30 gjatë kontrollit të ushtruar për të hyrë në regjimin e brendshëm këtij punonjësi iu gjetën e bllokuan një sasi prej 30.8 gramë lëndë narkotike Canabis Sattiva, lëndë narkotike të fshehur në trup.

Kapja në flagrancë e këtij punonjësi u bë nga SH.K.B.B-ja në bashkëpunim me I.E.V.P-në Fushë Krujë. Kontrolli i imtësishëm i këtij punonjësi dhe kapja në flagrancë u bë pas indicieve dhe informacioneve që disponoheshin që më parë nga Drejtoria e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve se ky punonjës policie merrej me aktivitet të kundraligjshëm si futja e lëndëve narkotike në regjimin e brendshëm të I.E.V.P – së Fushë Krujë.

Njëkohësisht gjatë kapjes në flagrancë të këtij punonjësi policie në bashkpunim me Policisë Vendore Fushë Krujë u ushtrua kontroll në banesën e këtij punonjësi ku në banesen e tij në fshatin Luz të Krujës u gjetën dhe u sekuestruan edhe një sasi tjetër prej 17. 92 gramë lëndë narkotike Canabis Sativa. Nga ana e SHKBB-së po vazhdon kryerja e veprimeve hetimore për përfshirjen e personave të tjerë të implikuar në këtë ngjarje.

Materialet proceduriale në ngarkim të punonjësit të Policisë B.M, i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”, të parashikuar nga nenet 283/1 dhe 324/a i Kodit Penal.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet burgu i fushe krujes fushë-krujë burgu i fushe krujes fushë-krujë

Sondazh

Poll