Aktualitet

Rritja rekord e rasteve me COVID-19, Skënder Brataj: Duhet ashpërsim i masave për të ulur infektimet në popullatë

9 Shkurt 2021, 17:42 Nga DOSJA
Rritja rekord e rasteve me COVID-19, Skënder Brataj: Duhet ashpërsim i

TIRANË– Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj është shprehur se situata nga përhapja e koronavirusit është kritike.

Në një prononcim për ‘A2news’, Brataj tha se treguesit e përkeqësimit të situatës janë dhe thirrjet e qytetarëve drejt Urgjencës Kombëtare si dhe kërkesat e shtuara për shërbim mjekësor në banesë.

Për të ulur bilancet e infektimitm, sipas tij nuk duhet mbyllje e plotë por ashpërsim të masave.

Jemi në nivelin e 2300 thirrjeve në 24 orë. Ajo që më shqetëson është fakti që nga 430-440, sot jemi në 527 vizita në banesë dhe nga të cilat 2013 janë për Covid. Duhet të insistohet që masat të respektohet, të cilat ishin të mjaftueshme. Nëse nuk mjaftojnë mund të ketë edhe masa të tjera”, u shpreh Brataj.

Shqipëria po përballet me shifra të larta infektimesh në javën e fundit. Vendi ynë ka kapur pikun e infektimeve të reja ditën e sotme ku u shënuan 1239 raste të reja. Situata është e rëndë edhe me viktimat, ku për një javë, 80 persona kanë humbur jetën. Po ashtu, janë shtuar me 27% edhe shtrimet në spitale nga java e fundit e janarit në javën e parë të shkurtit. Autoritetet pritet të njoftojnë një shtrëngim të masave, ndërsa qeveria deklaron se ka dyshime të forta se ka hyrje të varianteve të reja të COVID-it në Shqipëri, por asgjë nuk është provuar, për shkak të mungesës së ekzaminimit në vendin tonë të varianteve të reja.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi skender brataj koronavirusi ne shqiperi skender brataj

Sondazh

Poll