Bota

Do të kontribuojë për mbrojtjen e Thaçit! Banori në Mitrovicë nxjerr shtëpinë në shitje: E shikoj në ëndërr, dua të

9 Shkurt 2021, 12:48 Nga DOSJA
Do të kontribuojë për mbrojtjen e Thaçit! Banori në

KOSOVË– Një banor i fshatit Bare, në Mitrovicë, ka vënë banesën e tij në shitje për të ndihmuar në mbrojten e ish-kryetarit të PDK-së, Hashim Thaçit.

Veterani i UÇK-së, Zenel Ferati, i cili punon si shërbyes civil në Komunën e Mitrovicës, ka deklaruar se paratë nga shitja e tokës dhe shtëpisë do t’i dhurojë në Fondacionin për ndihmë të Thaçit. Për ‘Gazetën Express’, ai ka treguar se ka pranuar shumë oferta për t’ia blerë shtëpinë, e se çmimi më i lartë që i është ofruar është 100 mijë euro.

“Deri më tani më janë ofruar shumë persona për me ble shtëpinë, oferta më e lartë që më ka ardhur deri më tani është 100 mijë euro. Unë këtë veprim e kam bërë me zemër sepse vet jam veteran i luftës së UCK-së dhe shpresoj që ata shumë shpejt, ata do të lirohen nga paraburgimi”, tha ai.

Ferati është shprehur se shpesh herë Thaçi i del dhe në ëndërr.

Nuk e njoh personalisht, por e njoh si lider të kombit shqiptar. Bile edhe në ëndërr e shoh”, ka thënë ai.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, akuzohen për arrestim të paligjshëm, vrasje dhe torturë, të cilat konsiderohen si krime lufte. Në aktakuzën e publikuar shkruhet se nga marsi i vitit 1998 deri në shtator të një viti më vonë, në Kukës dhe Cahan janë kryer krime ndaj qindra civilëve që nuk ishin pjesë e luftës së UÇK-së.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora hashim thaci zenel ferati hashim thaci zenel ferati

Sondazh

Poll