Bota

Bisedimet e Merkelit me Erdogan/ Kancelarja gjermane kërkon që Turqia dhe Greqia të vazhdojnë dialogun

9 Shkurt 2021, 08:12 Nga DOSJA
Bisedimet e Merkelit me Erdogan/ Kancelarja gjermane kërkon që Turqia

GJERMANI– Kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan kanë zhvilluar një bisedë dypalëshe me anë të një video konference, ku në qendër të diskutimit ka qenë kriza në Mesdhe.

Në bisedimet me Presidentin turk Erdogan, Kancelari mirëpriti sinjalet e fundit pozitive dhe takimin e fundit midis të dy palëve dhe theksoi rëndësinë e këmbënguljes në dialogun e vazhdueshëm midis Greqisë dhe Turqisë,”– tha zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Seibert, raporton Reuters.

Greqia dhe Turqia janë në mosmarrëveshje prej dekadash për çështje të vjetra, duke përfshirë shtrirjen e kufijve të tyre kontinentale, kalimet në Detin Egje dhe Qipron e ndarë etnikisht, dhe nga 2002 në 2016, një duzinë raundesh bisedimesh u zhvilluan midis të dy palëve.

Pas një ndërprerje katër-vjeçare, zgjeruar më tej nga një mosmarrëveshje mbi një fushë gazi mesdhetare dhe çështjen e kufijve në Mesdheun Lindor vitin e kaluar, Greqia dhe Turqia rinisën bisedimet në 25 Janar.

Takimi i fundit në Stamboll, raundi i 61-të, përfundoi pas disa orësh, por të dy palët thanë se kishin rënë dakord të takoheshin përsëri në Athinë në fund të Shkurtit ose në fillim të Marsit.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota angela merkel bisede me erdogan marrëdhëniet greqi-turqi angela merkel bisede me erdogan marrëdhëniet greqi-turqi

Sondazh

Poll