Bota

The Guardian: Kosovarët presin shumë nga aleanca Kurti-Osmani, sondazhet tregojnë se popullariteti i tyre është rritur

8 Shkurt 2021, 08:40 Nga DOSJA
The Guardian: Kosovarët presin shumë nga aleanca Kurti-Osmani,

KOSOVË– ‘‘Bileta e përbashkët midis Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit po rezulton e popullarizuar në sondazhe pasi fushatat e furishme dhe tubimet që tregojnë disa shenja të plotësimit të rregullave të distancës sociale hyjnë javën e fundit para votimit të 14 shkurtit.”

Kështu komenton e përditshmja The Guardian, e cila i ka kushtuar një shkrim kreut të LVV-së, Albin Kurti dhe presidentes në detyrë, Vjosa Osmani. Ata janë shprehur mbi qëllimin e aleancës së tyre, edhe pse vijnë nga kahe të ndryshme politike dhe dikur kanë qenë kundërshtar ata duan të luftojnë së bashku korrupsionin në vend.

”Bileta e përbashkët midis Albin Kurtit për kryeministër dhe Vjosa Osmanit për president po rezulton e popullarizuar në sondazhe pasi fushatat e furishme dhe tubimet që tregojnë disa shenja të plotësimit të rregullave të distancës sociale hyjnë javën e fundit para votimit të 14 shkurtit. Kurti dhe Osmani vijnë nga tradita dhe parti të ndryshme, por kanë thënë se ata kanë një vendosmëri për t’i dhënë fund kapjes së shtetit endemik nga një elitë e korruptuar.”– shkruan The Guardian.

Gazetari i Guardian, Patrik Wintour, shkruan se kandidati për kryeministër dhe kandidatja për presidente të Kosovës kanë deklaruar se një aleancë e re politike është mënyra e vetme për luftimin e korrupsionit në vend.

Shkrimi i bën një përshkrim dy figurave politike ku thekson se Albin Kurti vjen nga e majta dhe është i përqëndruar më shumë në raport me të rinjtë, dhe u bë figurë e njohur pasi mori pjesë në demonstratat kundër shtypjes së shqiptarëve të Kosovës nga Serbia. Ndërsa Vjosa Osmanin vjen nga e djathta dhe ka bërë intervistën e saj të parë për The Guardian kur ishte 17 vjeç, pasi familja e saj u detyrua të largohej nga Kosova në periudhën e luftës.

Sipas shkrimit, ndërsa Covid sapo u përhap në Kosovë, Osmani, atëherë kryetare parlamentare, tha se ajo e konsideronte lëvizjen përçarëse të partisë së saj si thellësisht të papërgjegjshme, ashtu si edhe BE-ja. Kosovarët tani duken të tërhequr nga aleanca e re Kurti-Osmani duke thënë se Kurti meriton një shans të dytë më të gjatë për t’i dhënë fund kaosit politik dhe për të adresuar problemet e thella të vendit. Por nëse ata dështojnë, zhgënjimi do të jetë i madh.

Osmani u shpreh. “Pengesa më e madhe para nesh është ky mur i madh i krimit dhe korrupsionit ndër vite. Në mënyrë që ta shembim atë duhet të bashkojmë forcat. Ne mund të kemi pasur dallime në të kaluarën, por ajo që na ka sjellë së bashku është diçka shumë më e fortë dhe që po lufton armikun kryesor të brendshëm të vendit tonë, kapjen e shtetit. Nuk është se na mungojnë institucionet për të luftuar korrupsionin, por është vullneti politik.”

Ajo këmbëngul se shumica e votuesve shqetësohen më pak nga ideologjia, apo premtimet elektorale, sesa të udhëhiqen nga të paprishurit.

Kurti tha: “Korrupsioni ka qenë i madh, por është shumë i përqendruar në krye, ne besojmë se mund ta mposhtim atë. Shumë njerëz predikojnë tregun e lirë, por në praktikë ne marrim oligarkë dhe kartele dhe industri të rezervuara për rojet e vjetra. “

Pak më shumë se gjysma e vendeve anëtare të Kombeve të Bashkuara ende nuk e njohin shtetësinë e Kosovës, përfshirë pesë anëtarë të Bashkimit Evropian. Të dy kandidatët mirëpresin njohjen nga Izraeli, por duket se janë të gatshëm të dëgjojnë Uashingtonin për çështjen e ambasadës.

Kosova do të shkojë në zgjedhje të parakohshme, më 14 shkurt. Vendimi është marrë nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës e cila më herët konstatoi se Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Avdullah Hoti, është zgjedhur në mënyrë jokushtetuese.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora the guardian shkrim per zgjedhjet ne kosove the guardian shkrim per zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll

Bota 8 Shkurt 2021, 07:40

Erdogan në kurs konfrontimi me rininë

“A janë këta studentë apo terroristë që përpiqen të mësyjnë zyrën e rektorit dhe ta uzurpojnë atë?” Kështu u shpreh presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ...