Bota

Moti i keq, Franca pritet të shpallet gjendjen e katastrofës natyrore, Anglia dhe Gjermania nuk ngelen pas 

8 Shkurt 2021, 08:30 Nga DOSJA
Moti i keq, Franca pritet të shpallet gjendjen e katastrofës natyrore,

Franca dhe Gjermania dhe Anglia jane vendet më të goditura nga moti i keq. Walltrace shkruan se në Francë shirat e shumtë kanë bërë që lumenjtë të dalin nga shtrati dhe të dëmtojnë shumë toka dhe prodhime të banorëve, ndërsa Parisi është në të katërtën ditë radhazi që lumi Siene ka ulje dhe dalje nga shtrati.

Ndërkohë që Kryeministri i Francës, Jean Castex vizitoi ditën e djeshme qytetin e Marmande ku dhe u premtoi qytetarëve për ndihmë, solidaritet dhe se në vend pritet të shpallet gjendja e katastrofës natyrore.

Në Gjermani situata është po njësoj me mot të keq dhe me temperatura që bien deri në minus. Sipas sinoptikanëve në Berlin kampi më i madh i të pastrehëve është evakuuar ditën e shtunë për shkak të një stuhie të madhe që po afrohet.

“Ne do t’i akomodojmë njerëzit tani, duke u kujdesur që ata të mos përzihen me njerëzit e tjerë për shkak të pandemisë së koronavirusit. Atje ata do të kalojnë fundjavën në një strehë të ngrohtë të mbrojtur, ”tha nënkryetari i bashkisë Berlin, Kevin Hönicke.

Ndërsa në Angli i gjithë vendi pothuajse është i mbuluar nga dëbora dhe qarkullimi i mjeteve është shumë i vështirë. Banorët në Angli janë këshilluar që të qëndrojnë brenda për shkak të temperaturave të ulta dhe për trashësinë e madhe të dëborës.

Ditën e djeshme në Gjermani për shkak të motit të keq u plagosën 28 persona, ku nga këta dy janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota moti i keq ne angli moti i keq ne france moti i keq ne gjermani moti i keq ne angli moti i keq ne france moti i keq ne gjermani

Sondazh

Poll

Bota 8 Shkurt 2021, 07:40

Erdogan në kurs konfrontimi me rininë

“A janë këta studentë apo terroristë që përpiqen të mësyjnë zyrën e rektorit dhe ta uzurpojnë atë?” Kështu u shpreh presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ...