Bota

VIDEO/ “Black Live Matters” përjetësohet në rrugët e vendlindjes së George Floyd, djali i 46-vjeçarit që u vra nga po

8 Shkurt 2021, 07:25 Nga DOSJA
VIDEO/ “Black Live Matters” përjetësohet në

SHBA– “Black Live Matters”, slogani që ngriti në këmbë të gjithë Shtetet e Bashkuara të Amerikës pas vrasjes së George Floyd, është shkruar në format të madh në rrugën pranë sheshit kryesor në Minesota.

AbcNews shkruan se ‘Murali i gjallë’ prej dy blloqesh pikturohej prej ditësh në rrugën kryesore të vendlindjes së Floyd dhe u zbulua vetëm dje, me anë të një ceremnoie ku morën pjesë organizatorë të lëvizjes “Black Live Matters”. Krah sloganin shihet e piktuaruar edhe fanella me ngjyrë të kuqe dhe të artë me nr.88 që vishej nga Floyd, i cili njihej në vendin ku ishte rritur edhe si një lojtar i shquar në ekipin e futbollit të shkollës së mesme. Poshtë bluzës shihet e shkruar data e lindjes dhe e vdekjes së Floyd.

Vetë  kryetari i bashkisë së qytetit tha se kjo pikturë në rrugë do të shërbejë si një kujtesë e përhershme për Floyd, më tepër për faktin se vdekja e 46-vjeçarit afro-amerikan në duart e oficerëve të policisë nuk shkoi kot.

“Kjo vepër arti është një deklaratë tjetër publike se jeta dhe vdekja e George Floyd nuk ishtë e kotë,”– tha, Sylvester Turner. Anëtarët e familjes së Floyd ishin prezent në këtë ceremoni. Vetë djali i Floyd tha se ky gjest tregon mbështetje dhe dashuri për babanë e tij.

“Do të thotë shumë për mua, të dal këtu dhe të tregoj dashuri dhe mbështetje për babanë tim,”– tha djali i Floyd.

Artisti që projektoi muralin tha se homazhi ishte personal për të dhe një mënyrë e mirë për të treguar se jetët e personave me ngjyrë kanë rëndësi.

“Këto tre fjalë nuk janë vetëm për njerëzit që nuk mendojnë që “jetët e personave me ngjyrë” kanë rëndësi, por edhe për ne gjithashtu. Është një thirrje për ne që të bashkohemi,”- tha ai.

George Floyd u vra më 25 maj të vitit shkuar në Minneapolis. Ai u ndalua nga katër efektivë dhe një prej tyre i vendosi këmbën në qafë duke i bllokuar frymëmarrjen për më shumë se 8 minuta. Nga vdekja e Floyd shpërthyen shumë protesta në gjithë Amerikën nën sloganin “blacklivematters”.

(I.A;f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota black live matters george floyd black live matters george floyd

Sondazh

Poll

Bota 8 Shkurt 2021, 07:40

Erdogan në kurs konfrontimi me rininë

“A janë këta studentë apo terroristë që përpiqen të mësyjnë zyrën e rektorit dhe ta uzurpojnë atë?” Kështu u shpreh presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ...