Aktualitet

Hiqen tabelet në gjuhën greke, policia aksion gjatë natës në Finiq, përplaset me banorët

5 Maj 2019, 08:00 Nga DOSJA
Hiqen tabelet në gjuhën greke, policia aksion gjatë natës

SARANDË- Policia e Sarandës ka hequr tabelat e vendosura në disa fshatra në Finiq dhe Konispol, ku emërtimi i vendeve ishte në greqisht. Edhe pse ka pasur edhe kundërshti nga banorët e disa fshatrave të Finiqit, policia dhe ARRSH kanë vijuar aksionin për heqjen e tabelave dygjuhëshe.

[sgallery url=”https://dosja.al/hiqen-tabelet-ne-gjuhen-greke-policia-aksion-gjate-nates-ne-finiq-perplaset-me-banoret/”]

Dosja.al mëson se aksioni është zhvilluar në orën 04:00 të mëngjesit, ku forca të shumta policie kanë qenë në terren, pasi ka pasur përplasje me banorët. Po shumë banorë të tjerë nuk kanë dashur që këto tabela të ishin në rrugë dhe janë ankuar tek Policia.

Tabelat e reja me emërtimet e vendeve në greqisht fillonin që nga Muzina deri në fshatrat në kufi me Greqinë.

Kujtojmë se denoncimi i parë për vendosjen e tabelave në gjuhën greke në fshtatrat e Bashkisë Finiq, është bërë nga historiani Arben Llalla. Pas këtij denocimi në media pati shumë reagime, ku shumë e quajtën dhe prekje të sovranitetit të vendit tonë.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aksioni i arrsh bashkia finiq perplasja me banoret tabelat ne gjuhën greke tabelat në jug të vendit aksioni i arrsh bashkia finiq perplasja me banoret tabelat ne gjuhën greke tabelat në jug të vendit

Sondazh

Poll