Aktualitet

HEC-e të reja në Bulqizë, banorët në protestë: Pushtetarët e korruptuar i kanë bërë gabim llogaritë

5 Maj 2019, 09:03 Nga DOSJA
HEC-e të reja në Bulqizë, banorët në protestë:

Banorët e Bulqizës dhe të zonave përreth prej disa ditësh janë ngritur në protestë kundër ndërtimit të 3 HEC-eve. Sipas tyre këto HEC-e do të jenë shkatërruese për jetën e tyre, pasi ata ujin e kanë burim jetese.

Një prej banorëve që ishte në protestë para njësisë Administrative Fushë-Bulqizë, u shpreh se kjo gjë që po bën qeveria tani nuk e ka bërë ansjë nga pushtuesit.

“Ato persona që bëjnë këtë punë ja kalojnë dhe pushtuesit më të egër që ka parë Shqipëria. Jemu pushtuarm, prej Turqisë e Serbisë ujin nuk e ka marrë askush. Këta duan që të na marrin burimin tonë të jetës. Të mblidhemi i madh e i vogël, me kazma e t’i shkatërrojmë mos të lejojnë të shkelin këmbën në tokat tona”, shprehet banori.

Kjo protestë është bërë publike dhe nga disa faqe në Facebook, që janë krijaur nga banorë të kësaj zone si Reago për Mirëditën dhe Buqliza ime dhe shprehen kundër ndërtimit të hecëve të reja, duke hedhur akuza tek ministrat Blendi Klosi dhe Belinda Balluku.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet hece mirdite protesta hece mirdite protesta

Sondazh

Poll