Aktualitet

Vlora përmbytet sërish, shiu bllokon në shtëpi qytetarët, rrugët të pakalueshme

5 Maj 2019, 08:56 Nga DOSJA
Vlora përmbytet sërish, shiu bllokon në shtëpi

VLORË- “Sezoni turistik nuk do jetë vetëm 45 ditë, por do të jetë 365 ditë”, ky ishte premtimi i Dritan Lelit. Por duket se ky premtim, jo vetëm që nuk është mbajtur, por qytetarët tashmë duhet të përblallen dhe me përmbytje sa herë bie shi.

Është dashur pak orë shi pranverorë dhe Vlora të jetë sërish nën pushtetin e ujit. Shumë rrugë janë përmbytur dhe qytetarëve u ka shkuar uji deri tek dera e shtëpive.

Nga videot i siguruara nga Dosja.al shihet se rrugët afër qendrës së qytetit dhe bulevardit të ri, një investim që i ka kushtuar qytetave miliona euro, janë nën ujë dhe të pakalueshme. Shiu i rënë gjatë natës, duke se ka kapur mat kreun e Bashkisë së Vlorës, i cili së bashku me stafin e tij nuk ka zhbllokuar kanalet kulluese.

Por kjo nuk është hera e parë që qyteti i Vlorë zgjohet i përmbytur, pasi dhe pak kohë më parë kur shiu ra vetëm pak minuta sërish qytetarëve deri u shkoi uji deri tek dera e shtëpisë. Si në dimër ashtu dhe në pranverë, vlonjatët ndihen të frikësuar nga shiu pasi duhet të përballen me peripeci të shumta për të dalë nga shtëpitë.

Prandaj lind pyetja: A është kjo Vlora turistike dhe mund të mirëpres të huaj, kur rrugët janë të përmbytura?

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet permbytje vlora e permbytur permbytje vlora e permbytur

Sondazh

Poll