Politike

“Basha nuk i plotëson kushtet për Kryeministër”/ Rama i përgjigjet biznesmenit: Me PD-në një shkëndijë të shkurtër

7 Shkurt 2021, 11:20 Nga DOSJA
“Basha nuk i plotëson kushtet për Kryeministër”/ Rama

SARANDË– Kryeministri Rama i ka kthyer përgjigje një biznesmeni nga Kukësi, i zhvendosur në Sarandë i cili i ka thënë se ai dikur ka qenë me Partinë Demokrate. 

Qytetari i ka thënë ka ndryshuar bindjen për shkak se sipas tij Basha nuk i plotëson kushtet për tu bërë kryeministër, ndërkohë, Rama i është përgjigjur se ai vetë ka pasur një kontakt të shkurtër me PD, por që ka zgjatur shumë pak. 

Qytetari: Jemi vendosur para 30 vjetësh. Jam vetë i 5 vëlla. Disponojmë mbi 250 dhoma, apo 750 pushues që mund të akomodohen. I përshëndes kryebashkiakun, ju dhe ministrin e Turizmit. Jemi pajisur me dokumentacionin e duhur që vazhdojmë veprimtarinë. Vij nga e djathta jo se jam Kuksian por që ashtu i kisha bindjet e mija. Jam divorcuar nga e djathta, se realisht. Me të djathtën ke qen edhe ti në fillim, por ku devijon një rrugë ec më mirë. Jam divorcuar se në Ksamil kur kam jetuar në 2010 janë prishur 300 ndërtime ku ministër ishte Basha që sot pretendon të bëhet ministër, por si ka plotësuar kushtet. Ku u vranë në 2011 katër protestues. Vrau ish qeveria 4 persona larg kryeministrisë. Ndërkohë 300 ndërtimet që u prishën në Ksamil sot janë të legalizuara. Në kohën e PD-së janë bërë me pikatore sot kanë marrë pronat. ka qenë një zonë në Ksamil, 26 marsi që u fut në zonë urbane nga zonë e mbrojtur që ishte, ketë nga PD u bëj thirrje që të votojnë PS se është më punëtore. Personi ndikon, në behar fluksi i pushuesve është shumë i madh, në 2020 si pasojë e pandemisë ra fluski, por ama ke një kontribut të paçmueshëm në thirrjen që u bëre qytetarëve për turizëm patriotik, prap punuam, lamë këstet e kredisë”, tha qytetari. 

Rama: Me PD kam pas një kontakt ku nuk ka lindur shkëndija e dashurisë, por shkëndija e dyshimit te madh. që ishte një pasuri e madhe që kishte rënë në dorën më të keqe të mundshme, Kam qene i pari jo komunist, nga krahu i revolucionit që kam thënë që Saliu është një hata e madhe e PD dhe do i kushtojë Shqipërisë dhe tani nuk ka nevojë që ta përsërisë unë, se e dinë të gjithë, përveç Lulit, që e di, por nuk e thotë, mos prisni që të thotë, mund ta thotë në një moment të caktuar, por jo për momentin. 

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike rama ne sarande rama ne sarande

Sondazh

Poll

Politike 7 Shkurt 2021, 08:55

SARANDË- Kryeministri Rama, i pyetur nga një qytetar i cili punon në sektorin e turizmit, lidhur me ndërtimin e terminalit të ri të autobusëve në Tiranë, ë...