Politike

7 Shkurt 2021, 08:55 Nga DOSJA

SARANDË- Kryeministri Rama, i pyetur nga një qytetar i cili punon në sektorin e turizmit, lidhur me ndërtimin e terminalit të ri të autobusëve në Tiranë, është shprehur se çdo investim ka nevojë për kohën e vetë. Gjatë bashkëbisedimit që ka bërë Rama në Sarandë ka qenë i pranishëm edhe Kryetari i Bashkisë Sarandë, Adrian Gurma, i cili i është përgjigjur interesit të qytetarit duke deklaruar se projekti i ndërtimit të terminalit si dhe të një parkingu jashtë qytetit janë gati.

Kryebashkiaku: Të gjitha bashkitë ka mundësi të bëjë terminalin e ri të autobusëve vetë, ose me ndihmën e një sipërmarrje, por gjithmonë duke e vendosur në prioritetet e veta. Mbase kryetari i Bashkisë ka nisur të punën në këtë aspekt. Doja ta sqaroja që është pjesë e paketës së Bankës Botërore përmes Fondit Shqiptar të Zhvillimit që projekti është gati si për terminalin si dhe për vendparkimin jashtë qytetit. E kemi diskutuar me Fondin Shqiptar të Zhvillimit.

Rama: Ndërtimi i një terminali autobusësh në Sarandë është e rëndësishme për turizmin. Puna në të gjithë aksin e Kardhiqit vijon dhe në të gjitha pikat ka avancim të punimeve. Keni duruar shumë vite për atë rrugë pasi është premtuar pafundësisht. Puna vijon intensivisht, sigurisht në afat do arrijmë të përfundojmë atë vepër. Edhe pak durim duhet të keni.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama ne sarande edi rama ne sarande

Sondazh

Poll