Politike

Rama në Sarandë: Rruga e nisur është solide. Kemi nënshkruar marrëveshje me Turqinë për investime në Gjirokastër. Mjek

7 Shkurt 2021, 08:19 Nga DOSJA
Rama në Sarandë: Rruga e nisur është solide. Kemi

SARANDË- Kryeministri Rama ka zhvilluar një takim me disa banorë të Sarandës ku ka folur në lidhje me shqetësimet e tyre dhe me problematikat që hasin.

Gjatë fjalës së tij, Rama ka folur edhe në lidhje investimet që janë bërë në qytetin bregdetar, por nuk ka lënë pa përmendur edhe ato aspekte apo që nuk janë prekur dhe që shumë vende apo ndërtesa kanë nevojë për restaurim. Ai ka thënë ndër të tjera se në Sarandë po bëhen investime njësoj si kantierin e ndërtimit në Thumanë pas tërmetit të 26 nëntorit. 

Ndër të tjera, Rama ka thënë se me qeverinë turke të Rexhep të Tajip Erdogan, përveç marrëveshjes për të ndërtuar spiatalin e Fierit, ka nënshkruar edhe ka nënshkruar marrëveshje edhe për një investim të konsiderueshëm në Gjirokastër.

Po ashtu numri 1 i qeverisë, teksa është pyetur nga qnjë qyetar se kur do të ndërtohet një terminal autobusësh në Sarandë, ka thënë ndërtimi i një terminali është e rëndësishme për turizmin, sakaq ka shtuar una në të gjithë aksin e Kardhiqit vijon dhe në të gjitha pikat ka avancim të punimeve. 

Rama ka folur edhe për sfidat e të rinjëve ku dhe ka folur në lidhje me sfidën e të rinjve dhe punësimin e tyre duke u shprehur se universiteti duhet t’i shërbejnë qeverisë me analiza studime dhe jo më vetës së tyre. 

Ndër të tjera ai ka premtuar se këtë vit shëtitorja në Sarandë, pritet të jetë gati për sezonin turistik, ndërsa ka thënë ndër të tjera se disa zona ende janë të paprekura dhe pritet të transformohen.

Po ashtu Rama ka folur dhe për shëndetësisë ku ka thënë se mjekët dhe infermierët do të paguhen në bazë të punës që bëjnë, duke shtuar se kjo autonomi e spitalit do të nisë fillimisht në Fier

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike rama ne sarande rama ne sarande

Sondazh

Poll