Aktualitet

“Më fal për gjithçka”, gruaja refuzon në emision burrin që kërkoi me ngulm ribashkimin

5 Maj 2019, 07:33 Nga DOSJA
“Më fal për gjithçka”, gruaja refuzon në

Çelniku ishte personazhi i radhës i takimit të kësaj të shtune në programin “Dua të të bëj të lumtur”. Ai kishte zgjedhur programin si një urë komunikimi midis tij dhe bashkëshortes, Klodjanës.

Një ndër këto konflikte ishte dhe martesa e vajzës së tyre në moshë të re, pasi ai nuk dëshironte që ajo të martohej pa mbaruar shkollën e lartë. Gjithashtu, Çelniku shtoi se Klodjana nuk i tregonte problemet që fëmijët kishin. I lodhur nga këto të fshehta, ata kishin nisur të debatonin me njëri-tjetrin. Pas konflikteve të vazhdueshme, Klodjana kishte vendosur që të largohej nga shtëpia, së bashku me djalin.

Çelniku kishte zgjedhur programin “Dua të të bëj të lumtur” për t’i kërkuar Klodjanës një mundësi tjetër, që familja të bashkohej përsëri. Klodjana nuk e kishte pranuar ftesën për të ardhur në studio, por gjithsesi Çelniku vendosi që t’i drejtohej me këto fjalë:

“Klodjana të kërkoj që të më falësh për gjithçka, pasi gabimet janë bërë si nga ana ime, ashtu dhe nga ana jote, por në përgjithësi nga ana ime. Problemet ekonomike që kemi pasur më kanë detyruar që të jem më i rreptë dhe më i ashpër se ç’duhet, prandaj më fal”.

Në studio, Çelniku rrëfeu se kurrë nuk kishte ushtruar dhunë fizike mbi Klodjanën, por sipas tij, ajo ndikohej nga prindërit e saj, të cilët nuk e donin dhëndrin për shkak të konfliktit që kishin pasur për një pronë.

(Marrë nga Top Channel)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet burri kerkon gruan celniku dua te te bej te lumtur gruaja refuzon burrin kodiana burri kerkon gruan celniku dua te te bej te lumtur gruaja refuzon burrin kodiana

Sondazh

Poll