Bota

Dritan Abazoviç: Si jemi përgjuar nga shërbimi sekret malazez

7 Shkurt 2021, 12:25 Nga DOSJA
Dritan Abazoviç: Si jemi përgjuar nga shërbimi sekret malazez

MAL I ZI- Zv/kryeministri Dritan Abazoviç tha të premten se shërbimi sekret malazez ka përgjuar opozitën e vendit në mënyrë të paligjshme, po ashtu edhe gazetarë dhe njerëz të tjerë në vend. Abazoviç fajësoi ish-drejtorin e Agjencisë së Sigurisë Kombëtare, Dejan Peruniçiç. “Dejan Peruniçiç, ish-drejtori i Agjencisë, është ai që urdhëroi monitorimin e paligjshëm të politikanëve, gazetarëve dhe njerëzve nga skena publike. Ju jeni dëshmitarë që drejtori i ri i ANB, Dejan Vuksiç, ngriti padi penale disa ditë më parë për abuzime në ANB, të cilat kanë të bëjnë drejtpërdrejt me përgjimin e paligjshëm të politikanëve, gazetarëve dhe personave të tjerë, absolutisht në kundërshtim me rregullat e shërbimi,” tha ai. 

Më tej, zv/kryeministri tha se nuk pranon akuza nga ata që urdhëruan përgjime të paligjshme. 

“Ne jemi të vendosur të kundërshtojmë të gjitha përpjekjet për të delegjitimuar ose hedhur ndonjë hije mbi zyrtarë të nderuar, mbi njerëz që duan të bëjnë punën e tyre me nder, të zbulojnë të vërtetën, ndryshe nga ata që urdhëruan përgjimin e paligjshëm të njerëzve nga skena publike, politikanëve, gazetarëve dhe njerëz të tjerë”, tha Abazoviç.

Ai tha se nuk mund të zbulonte identitetin e gazetarëve dhe mediave të përgjuara në mënyrë të paligjshme, sepse kjo është objekt i hetimit. “Prokurori mori dokumentacionin, kur ai pushon së qeni sekret, qytetarët do të marrin informacionin,” tha Abazoviç.

Qeveria e re malalezeze e cila u krijua në mes të dhjetorit, sollin ndryshime edhe në siguri. Kreu i shërbimeve malazeze, Dejan Peruniçiçu u zëvendësua nga Dejan Vuksiç, një avokat nga Kotorri. Një muaj pasi mori detyrën, ai akuzoi oficerët e ANB se kishin djegur dokumentacionin e tij. 

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni dejan vuksic dritan abazovic pergjimet ne mal te zi dejan vuksic dritan abazovic pergjimet ne mal te zi

Sondazh

Poll

Bota 7 Shkurt 2021, 08:42

ANALIZA: Vaksinuar, po tani?

BOTË- Ende nuk mund të nxjerrësh konkluzion konkret, por lajmi nga Kopenhaga disa njerëzve mund t’u japë shpresë. Qeveria daneze deklaroi të mërkurën (03.0...