Bota

“Për ne është një letër e kuqe”/ Vuçiç REFUZON kërkesën e Biden: Njohja e ndërsjellë mes Serbisë dhe Kosovës nu

7 Shkurt 2021, 11:29 Nga DOSJA
“Për ne është një letër e kuqe”/

SERBI– Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç i është përgjigjur shkresës të dërguar nga homologu amerikan Joe Biden, ku shkruhet se ky i fundit i kërkon atij që të njohë Kosovën si shtet i pavarur. Në një intervistë që ka dhënë sot në mediat serbe, ai ka thënë se njohja reciproke mes Serbisë dhe Kosovës nuk është e shkruar në asnjë akt ndërkombëtar. Ndër të tjera, ai ka thënë se detyra e tij është të mbrojë interesat e Republikës së Serbisë ku me ironi ka thënë se kjo gjë është më e rëndësishme sesa dëshirat shqiptaro-amerikane. 

“Kam marrë një mesazh urimi nga Presidenti Biden. Faleminderit për urimet. Ndërsa sa i përket njohjes reciproke, kjo nuk figuron në asnjë akt të ndonjë organizate botërore. Ne e kuptojmë se kjo është një politikë e re amerikane. Ka pasur përpjekje për të imponuar atë term si diçka që duhet ta pranojmë si zgjidhje përfundimtare në Uashington. Unë tashmë ua kam thënë një herë në fytyrë se çfarë mendoj për njohjen dhe përgjigja ime nuk do të jetë ndryshe. Për ne është kjo një gjë shumë më e rëndësishme sesa dëshirat shqiptare dhe amerikane. Ne gjithashtu kemi dëshira, por edhe një realitet tjetër, dhe ne kemi një traditë liridashëse të popullit tonë. Kjo nuk është e këndshme sepse është e qartëse e gjithë iniciativa e politikës së jashtme amerikane do të shkojë në atë drejtim të arritjes së marrëveshjes Kosovë-Serbi  .”– ka thënë Vuçiç

Një letër e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden për homologun e tij serb, Aleksandër Vuçiç, ku i kërkohet njohja e Kosovës, raportohet se është dërguar nga Uashingtoni. Mediat serbe shkruajnë se Biden ka kërkuar nga Vuçiç, arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse mes dy vendeve, ku pika kryesore është njohja reciproke. Në letër thuhet se Biden teksa i uron Vuçiç, Ditën e Shtetësisë së Serbisë, ka konfirmuar mbështetjen amerikane për integrimin e Serbisë.

(A.K;F.G/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni biden per kosoven joe biden i pergjigjet biden joe biden leter vucicit njohja e kosoves biden per kosoven joe biden i pergjigjet biden joe biden leter vucicit njohja e kosoves

Sondazh

Poll

Bota 7 Shkurt 2021, 08:42

ANALIZA: Vaksinuar, po tani?

BOTË- Ende nuk mund të nxjerrësh konkluzion konkret, por lajmi nga Kopenhaga disa njerëzve mund t’u japë shpresë. Qeveria daneze deklaroi të mërkurën (03.0...