Bota

LETRA/ Alarmohen mediat serbe: Biden i ka kërkuar Vuçiç të njohë Kosovën. Përgjigjet presidenti serb: S’është e shkru

7 Shkurt 2021, 09:41 Nga DOSJA
LETRA/ Alarmohen mediat serbe: Biden i ka kërkuar Vuçiç

BEOGRAD- Mediat serbe janë në alarm! Një letër e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden për homologun e tij serb, Aleksandër Vuçiç, ku i kërkohet njohja e Kosovës, raportohet se është dërguar nga Uashingtoni. Mediat serbe shkruajnë se Biden ka kërkuar nga Vuçiç, arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse mes dy vendeve, ku pika kryesore është njohja reciproke. Në letër thuhet se Biden teksa i uron Vuçiç, Ditën e Shtetësisë së Serbisë, ka konfirmuar mbështetjen amerikane për integrimin e Serbisë.

Teksti i plotë i letrës së botuar në media:

I dashur z.President

Në emër të popullit amerikan, uroj ju dhe qytetarët tuaj të festoni Festën Kombëtare të Serbisë më 15 shkurt. Teksa ne po mbushim 140 vite miqësi mes dy vendeve, SHBA ruan angazhimin për të promovuar bashkëpunimin ekonomik, stabilitetin rajonal dhe vlerat demokratike. Ne qendrojmë të vendosur në mbështetjen tonë për Serbinë dhe integrimin evropian, dhe ju inkurajojmë që të vazhdoni të merrni hapa të vështirë për ta arritur, përfshirë reformat e rëndësishme dhe arritjen e një marrëveshjeje bashkëpunimi me Kosovën e fokusuar në njohjen reciproke. Fuqia e marrëdhënies sonë është ndërtuar në një historie  mes njerëzve, duke luftuar si aleatë në të dy luftërat Boërore dhe ne festojmë kontributin që serbët kanë në shoqërinë amerikane. Ne po ashtu vlerësojmë bashkëpunimin tonë të ngushtë në përballjen e pandemisë COVID19, dhe përballjen me këtë sfidë të pazakontë globale. Ne shohim përpara të punojmë me ju për të thelluar fijet e miqësisë mes dy vendeve dhe të forcojmë marrëdhënien mes SHBA dhe Serbisë. Ju uroj ju dhe popullit të Serbisë një festim  të gëzuar.

Sinqerisht, Joe Biden

Habia sipas mediave në Beograd qëndron në faktin se urime të tilla, janë kryesisht protokollare dhe një mesazh i këtij lloji është dërguar për herë të parë në Serbi, ku theksohet zgjidhja e çështjes me Kosovën. Letrës së Presidentit Biden i është përgjigjur Vuçiç, ku një një konferencë që ka mbajtur ditën e sotme ka thënë se njohja reciproke mes Serbisë dhe Kosovës, nuk është e shkruar në asnjë akt ndërkombëtar.

Pas letrës që Biden i ka dërguar Vuçiç, ka reaguar edhe Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, i cili në një postim në rrjetet sociale ka thënë se kjo është një dëshmi  për lidhjen e veçantë midis Kosovës dhe SHBA-së.

Gjithashtu, ka pasur dhe reagime të shumta, nga figura të tjera publike në Kosovë, si Ramush Haradinaj, i cili në me anë të një postimi në Facebook, ka thënë se nëse ai do të vijë në pushtet, të gjithë do ti dinë kufijtë e Kosovës dhe nuk do i vënë në pikëpyetje.

Ndërsa, presidentja aktuale Vjosa Osmani ka thënë se Joe Biden e ka thënë qartë që arritja e një marrëveshje është njohja e Kosovës, të njëjtin qëndrim ka mbajtur dhe Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj.

(F.g/k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni biden per kosoven joe biden leter vucicit njohja e kosoves biden per kosoven joe biden leter vucicit njohja e kosoves

Sondazh

Poll

Bota 7 Shkurt 2021, 08:42

ANALIZA: Vaksinuar, po tani?

BOTË- Ende nuk mund të nxjerrësh konkluzion konkret, por lajmi nga Kopenhaga disa njerëzve mund t’u japë shpresë. Qeveria daneze deklaroi të mërkurën (03.0...