Bota

Letra e Joe Biden për njohjen reciproke/ Hoti: Kosova prioritet në agjendën e SHBA! Marrëveshja e 4 shtatorit, vetëm fillim

7 Shkurt 2021, 12:25 Nga DOSJA
Letra e Joe Biden për njohjen reciproke/ Hoti: Kosova prioritet në

KOSOVË- Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti ka reaguar pas letrës që Presdienti i SHBA-ve i ka nisur homologut serb që të njohë pavarësisë së Kosovës.

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Hoti ka thënë se letra që i ka dërguar Biden Serbisë është një dëshmi  për lidhjen e veçantë midis dy vendeve, miqësinë e përjetshme për të cilën fliste dhe presidenti Rugova. Ndër të tjera ai ka thënë se Kosova vazhdon të mbetet prioritet në agjendën e SHBA-ve.

POSTIMI I PLOTË: 

SHBA-të mbesin aleati më fuqiplotë i Kosovës. Nga Shtëpia e Bardhë vazhdojnë të vijnë vetëm lajme të mira për Kosovën. Letra e Presidentit Biden, dërguar Presidentit të Serbisë për njohjen e Kosovës, është edhe një dëshmi për lidhjen e veçante midis dy vendeve, miqësinë e përjetshme për të cilën fliste presidenti Rugova, sa herë që thoshte se shtëpia nuk mbahet pa miq. Marrëveshja e 4 shtatorit 2020, ishte vetëm fillimi i një etape të re të partneritetit strategjik që SHBA-të kanë me Republikën e Kosovës, ne do ta thellojmë edhe më tej këtë partneritet. Kosova vazhdon të mbetet prioritet në agjendën e SHBA-ve. Faleminderit Presidenti Biden! Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës! Zoti e bekoftë Kosovën!

Presidenti Joe Biden ditën e sotme nëpërmjet një letre që i ka nisur Presidentit serb Aleksandër Vuçiç ka kërkuar arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse. Letrës së Presidentit Biden i është përgjigjur Vuçiç, ku një një konferencë që ka mbajtur ditën e sotme ka thënë se njohja reciproke mes Serbisë dhe Kosovës, nuk është e shkruar  në asnjë akt ndërkombëtar.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni avdullah hoti biden per kosoven avdullah hoti biden per kosoven

Sondazh

Poll

Bota 7 Shkurt 2021, 08:42

ANALIZA: Vaksinuar, po tani?

BOTË- Ende nuk mund të nxjerrësh konkluzion konkret, por lajmi nga Kopenhaga disa njerëzve mund t’u japë shpresë. Qeveria daneze deklaroi të mërkurën (03.0...