Aktualitet

Ermira Dine kundër Rrahman Parllakut: Kriminel, pushkatove dy robër gjermanë

4 Maj 2019, 20:57 Nga DOSJA
Ermira Dine kundër Rrahman Parllakut: Kriminel, pushkatove dy robër

Ermira Dine, pinjolle e një familjeje të persekutuar shqiptare, e cila ishte kallëzuar nga ish- komandantin e Burgut të Qafë Barit, Edmond Caja, për “kallëzim të rremë”, ka reaguar pas intervistës së dhënë në media nga Gjenerali Rrahman Parllaku.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Dine shprehet: “Kjo gazetë duhet të njoftojë Ambasadën gjermane, dhe Kryqin e Kuq, për pushkatimin e dy robërve gjermane, nga ky partizan, që ka vrarë pa menduar se ka dy njerëz përballë e se lufta ka ligjet e vete…Të gjinden të vrarët…”

Sipas Dines, “Koha e Luftes ka qenë koha e tij më e mirë…. Kështu shprehet krimineli shqiptar, në medja….”

Gjeneral Rrahman Parllaku, ka mbushur 100 vite jetë. Ai ka folur në intervistën në fjalë për njohjen me Enver Hoxhën, Ramiz Alinë, Mehmet Shehin dhe figurat e tjerat të regjimit komunist. Parllaku në rrëfimin e tij ka listuar katërshen e kriminelëve të më të mëdhenj të diktaturës.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ermira dine rrahman parllaku ermira dine rrahman parllaku

Sondazh

Poll