Bota

“Ka një mungesë të përbërsave të vaksinës”/ Von der Leyen: Nëse do të kishim qenë të vetëdijshëm nuk do

6 Shkurt 2021, 17:47 Nga DOSJA
“Ka një mungesë të përbërsave të

GJERMANI- Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka deklaruar se ka një mungesë të përbërsave në prodhimin e vaksinave anti-Covid. Sudouest.fr shkruan se Von der Leyen ka thënë se që në fillim duhet të kishin qenë më të vetëdijshëm për situatën para se të krijonin pritshmëri të lartë për vaksinat.

“Vështirësitë në furnizimin me vaksina kundër COVID-19 në Europë lidhen me faktin se ekziston një mungesë globale e përbërësve të rëndësishëm që shkojnë në prodhimin e vaksinave. Nëse të gjithë do të kishim qenë të vetëdijshëm në kohën e rreziqeve që lidhen me fillimin e një prodhimi kaq masiv, atëherë nuk do të kishim pritje kaq të lartë për vaksinim të shpejtë,“tha ajo.

Vonimi i vaksinave në BE ka ardhur për shkak të disa problemeve që kompanitë prodhuese të vaksinave kanë me lëndët e prodhimit të tyre.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota ursula von der leyen vaksinat anti-covid ursula von der leyen vaksinat anti-covid

Sondazh

Poll

Bota 6 Shkurt 2021, 16:07

KOSOVË- 7 ditë na ndajnë nga zgjedhjet e 14 shkurtit në Kosovë. Partitë politike kanë zhvilluar edhe ditën e sotme fushata elektorale në komuna të ndryshme...