Bota

Maqedonia e Veriut zgjedh presidentin e ri, Pendarovski drejt Presidencës

5 Maj 2019, 06:49 Nga DOSJA
Maqedonia e Veriut zgjedh presidentin e ri, Pendarovski drejt Presidencës

MAQEDONI E VERIUT- Në Maqedoninë e Veriut sot është zhvilluar balotazhi për zgjedhjen e presidentit të vendit ku në garë janë kandidati i LSDM dhe partive të koalicionit, Stevo Pendarovski dhe kandidatja e VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska- Davkova.

Të drejtë vote kishin 1.808.131 votues, të cilët votuan në 3480 qendra votimi në 80 komuna, të cilat janë hapur prej orës 07.00 të mëngjesit dhe u mbyllën në mbrëmje në ora 19.00. Për president do të zgjidhet ai kandidat që do të fitojë shumicën e votave, me kushtin që në votime të dalin mbi 40% e atyre që kanë të drejtë vote apo 723.253 votues.

Në raundin e parë jehona e votuesve ishte 41,8%. Në rast se nuk arrihet kourumi i nevojshëm, atëherë sipas Kushtetutës do të organizohen zgjedhje të reja presidenciale. Gara në raundin e parë ishte e ngushtë, pasi që Pendarovski fitoi me një epërsi prej vetëm 4.528 vota.

Këto janë zgjedhjet e gjashta presidenciale nga pavarësimi i vendit në vitin 1991 dhe të parat me emrin e ri Maqedonia e Veriut. Kujtojmë se pak javë më parë u zhvillua dhe raundi i parë i votimeve, ku mori pjesë dhe kandidati shqiptar, Blerim Reka, i cili nuk arrinte që të merrte mjaftueshëm vota për të kalaur në balotazh.

Deri më tani kryesues në zgjedhje është Pendarovski, i cili si duket do të jetë presidenti i ri i Maqedonisë së Veriut

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni maqedonia e veriut siljanovska- davkova. stevo pendarovski zgjedhjet presidenciale maqedonia e veriut siljanovska- davkova. stevo pendarovski zgjedhjet presidenciale

Sondazh

Poll