Bota

SHBA/ Shmanget tragjedia, avioni ushtarak del nga pista me 143 pasagjerë në bord…përfundon në lum (Foto+VD)

4 Maj 2019, 09:05 Nga DOSJA
SHBA/ Shmanget tragjedia, avioni ushtarak del nga pista me 143 pasagjerë

FLORIDA, SHBA- Një avion i shoqërisë së fluturimit “Boeing 737”, me 143 pasagjerë në bord ka shpëtuar për mrekulli, pas një defekti që ka pësuar teksa po ulej në pistën e aeroportit ushtarak në Jacksonville në Florida.

Avioni pati një defekt, i dyshuar për shkak të reshjeve të dendura të shiut.  Ai doli nga pista dhe ra në lumin St.John në Florida.

“Ne ishim në ujë. Ne nuk e kuptuam nëse ishte lumë apo oqean, dhe po vazhdonte të binte shi. Kishte bubullima dhe vetëtima. Në përfundim dikush mbërriti dhe hapi një barkë shpëtimi, “-ka thënë një nga pasagjerët për tregoi për CNN.

Ngjarja ka ndodhur në orën 21:43, të orës lokale në SHBA. Vetëm 2 persona u lënduan, që janë jashtë rrezikut për jetën.

Ky avion vinte nga baza amerikane Guantanamo në Kubë, dhe në bord ndodheshin ushtarë dhe familjarë të tyre.

(f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota avioni i boeing 737 bie avioni ne lume avioni i boeing 737 bie avioni ne lume

Sondazh

Poll

Bota 3 Maj 2019, 10:46

Si përgatitej India për ciklonin “Fani”

INDI- Teksa parashikuesit paralajmëruan për stuhinë më të fortë në 20 vitet e fundit,  për të goditur Indinë,  zyrtarët e vendit filluan të veprojnë menjëherë, ...