Bota

Alarmi në Estoni/ Shteti ka vetëm një shufër ari në kasafortë që nuk mund të shitet

4 Maj 2019, 11:56 Nga DOSJA
Alarmi në Estoni/ Shteti ka vetëm një shufër ari në

ESTONI- Sipas deklaratës nga Banka Qendrore e shtetit të Estonisë e vetmja shufër ari në kasafortë është cilësuar si e papërshtatshme për të kryer operacione financiare dhe se është më e përshtatshme të ruhet në muze se të mbahet në bankën shtetërore.

“Shufra peshon 11 kilogramë dhe vlerësohet me 500 mijë euro,” – deklaroi kreu i divizionit të tregut financiar të Bankës së Estonisë, Fabio Filipozzi.

Sipas mediave estoneze, kjo shufër është 97- vjeçare, pothuajse tre vite më e re se vetë banka ku po ruhet, e cila festoi 100- vjetorin ditën e djeshme.

Pjesa tjetër e rezervave të arit të vendit arrin në 256 kilogram, por ruhet në bankat e huaja dhe në SHBA.

Tradita buron nga gjysma e parë e shekullit të kaluar, para fillimit të Luftës së Dytë Botërore, kur vendi vendosi të transferonte metalin e çmuar për ta mbajtur atë të sigurt. Kryeqyteti estonez, Talin shiti shumicën e rezervave të arit të Estonisë në vitet 1990 dhe i investoi paratë sipas zyrave të bankës.

Rezervat e arit të Estonisë janë vendi i dytë më i ulët në vendet evropiane, prapa Shqipërisë me 1.35 ton, sipas të dhënave të internetit të Trading Economics.

Burimi: RT 

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota ari ne estoni kasaforte shufer ari ari ne estoni kasaforte shufer ari

Sondazh

Poll

Bota 3 Maj 2019, 10:46

Si përgatitej India për ciklonin “Fani”

INDI- Teksa parashikuesit paralajmëruan për stuhinë më të fortë në 20 vitet e fundit,  për të goditur Indinë,  zyrtarët e vendit filluan të veprojnë menjëherë, ...