Bota

Kapen 1 milion euro drogë në Itali, në pranga një shqiptar dhe një italian

4 Maj 2019, 15:11 Nga DOSJA
Kapen 1 milion euro drogë në Itali, në pranga një shqiptar

ITALI– Autoritetet italiane kanë arritur të vënë në pranga një shqiptar dhe një italian, të cilët akuzohen për trafik droga.

Sipas medieve italiane, shqiptari i arestuar është një 38-vjeçar, ndërsa nuk dihet identiteti i tij. Policia ka arritur t’i pikasë dy të arrestuarit, ndërsa ata kanë tentuar të largohen me shpejtësi, por kjo nuk ka penguar policinë që t’i ndjekë.

Pas ndjekjes nga policia, shqiptari dhe italiani janë arrestuar në afërsi të shtëpisë së 38-vjeçarit nga Shqipëria, ndërsa u janë gjetur 100 kg lëndë narkotike, që nëse do të dilte në treg me pakicë do të kapte vlerën e 1 milion eurove.

Droga e kapur ishte e paketuar në thasë nailoni me ngjyrë të kuqe, ndërsa dyshohet se vinte nga Italia e jugut ose nga Spanja.

Policia ka gjetur në shtëpinë ku jetonte 38-vjeçari shqiptar edhe disa materiale që shërbenin për paketimin e drogës, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë të lidhur me këtë trafik narkotikësh.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota 1 milion euro drogë arrestohet shqiptari ne itali 1 milion euro drogë arrestohet shqiptari ne itali

Sondazh

Poll