Politike

Ka pickuar një nga ish-ministret e tij, Rama përfundon në gjykatë, aktivistja pret përballjen me të

6 Shkurt 2021, 10:52 Nga DOSJA

TIRANË– Aktivistja e shoqërisë Civile Sevim Arbana e cila ndodhet në një proces gjyqësor me kreun e qeverisë Edi Rama, ka njoftuar ditën e sotme se gjykata ka pranuar kërkesën e avokatit të saj që në gjykim të jetë personalisht kryeministri në rolin e paditësit. Arbana shkruan se është në pritje të përballjes me kryeministrin.

Në gjyqin tim me KM Edi Rama, Gjykata ka pranuar kërkesën e avokatit im av. Dorian Matlija që në gjykim të jetë personalisht kryeministri Rama në rolin e paditësit. Sot gjykata pranoi kërkesën tonë. Jam në pritje të datës dhe përballjes me kryeministrin. Drejtësia që duam, kryeministri që s’duam”, shkruan Arbana.

Deklarata e aktivistes Sevim Arbanës e cila ka thënë se ka parë Ramën duke pickuar një nga ish-ministret e tij në vitin 2013 në një nga hotelet e Tiranës, nuk është kaluar lehtë nga kreu i qeverisë, i cili kërkoi dëmshpërblimin prej 10 milonë lekësh e madje ballafaqim në gjykatë.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama sevim arbana edi rama sevim arbana

Sondazh

Poll