Politike

Arsimi në vend, Rama: Universitetet duhet të reflektojnë, ta vendosin autonominë në punë. Ka nevojë për më shumë koleg

6 Shkurt 2021, 10:11 Nga DOSJA
Arsimi në vend, Rama: Universitetet duhet të reflektojnë, ta

GJIROKASTËR– Kryeministri Edi Rama tha nga Gjirokastra se duhen krijuar kolegje profesionale në mënyrë që të rinjtë të jenë më të përgatitur për tregun e punës.


Do i japim kushte optimale atyre që duan të rrinë këtu. Ne duhet të përpiqemi tja japim këtë mundësi. Arsimi i lartë sot ka nevojë për reflektim brenda sistemit. Autonomia është liri. Nuk e kuptoj se si disa universitete duan ti rezistojnë sfidave duke shtuar numrin e programeve dhe duke u kthyer në universitete gjeneraliste. Kjo nuk ka për të sjellë vecse refuzim nga ana jonë. Është përgjegjësi e qeverisë që të pranojë ose jo, por kjo nuk con të zgjidhje të problemit. Universiteti i Gjirokastrës duhet të reflektojë se cfarë mund ti ofrojë. Unë insistoj që të mos humbim më kohë dhe të krijohen kolegje profesionale. Kjo i jep njerëzve mundësi të kenë nje profesion, zanat të kualifikuar, jo thjesht shkolla profesionale, më shumë se aq, që të jenë më të aftë për tregun e punë. ca nevoje ka tregu të shtojë programe për juridik? Do shtohet numri i të papunëve, sa njerëz ka që thonë kam studiuar dhe thonë nuk gjen një punë? Si do të të gjejë punë Shqipëria kur ka kaq shumë juristë. Ky depresion i të rinjve që sot përballem me një sfidë, dhe të ayre që is hohin është pasoja e një politike të mëparshme që i tha hajde merrni një shkollë të lartë se zanati është i juaji. E fundit që kam është si ka mundësi që në këtë kohë kur trendi i zhvillimit e kërkon shumë qartë që nevoja për kodim për një sërë komponentësh të tregut dixhital të tregut të pafundëm të IT është kaq e madhe, nuk ka programe. Pse nuk vjen Gjirokastra të thotë që duam të shtojmë komponentin e IT.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama ne gjirokaster edi rama ne gjirokaster

Sondazh

Poll

Politike 6 Shkurt 2021, 09:02

GJIROKASTËR– Kryeministri Edi Rama teksa ishte i pranishëm në qytetin e Gjirokastrës tregoi se investitorët nga Emiratet e Bashkuara kanë shprehur in...