Politike

‘Ka rrugë të degraduara’/ Rama e pranon: As në kohën e komunizmit nuk ka pasur energji, kur nuk kemi mundësi do i themi

6 Shkurt 2021, 10:01 Nga DOSJA
‘Ka rrugë të degraduara’/ Rama e pranon: As në

GJIROKASTËR– Kryeministri Edi Rama tha nga Gjirokastra se ka rrugë që janë të degraduara e se në disa vende mungon dhe energjia elektrike.

Nuk ka nevojë për plan që të dihet se ka rrugë që janë të degraduara. Këtu cështja është sa mundësi kemi dhe ato që kemi si i shfrytëzojmë. Kur fola në fillim këtë kisha parasysh. Po të marrim shumë e parave që është hedhur për rrugë rurale në Shqipëri për 20 e kusur vite dhe po ta shikosh si shumë parash është një mospërputhje e tmerrshme. Përtej cilësisë së punës, e hedhjes së parave, problemi i të investuarit është që nuk ka sjellë impakt ekonomik që të justifikojë shumën e harxhuar. Nëse ne nuk do ishim duke bërë këto që po bëjmë me të drejtë të gjithë do thonin që infrastruktura duhet çuar dhe në fshat. Rruga Tepelene-Lekdush, janë infrastrukturë rajonale që fusin fluks të atillë që sjellin një impakt të jashtëzakonshëm ekonomik. Turizmi konsiderohet eksport, është zë eksporti se nuk ke mundësi nga vreshti, nuk po flas nga rasti konkret, por ai vresht i qëndisur dhe bujtina e jotja bëjnë të vijnë ata te turizmi. Po a bëhen dot të gjitha në të njëjtën kohë. Duhet bërë hap pas hapi. Qendrat e qyteteteve kanë sjellë ekonomi. Një hotel i Dragos, ai dinozauri, sot kemi 700 shtretër, kjo krijon energji, ardhja e këtyre sjell më shumë. Duke ndjekur ky synim, ne duhet parë se ku të investojmë, për të parë se ku ka më shumë njerëz, ku ti japim më shumë punë njerëzve. Ai është një person një familje në një rreze goxha të gjërë. Aty nuk kishte energji dhe duhet thënë se në kohën e komunizmit nuk ka pasur energji. Ishte një pikë pushimi ushtarak, as në kohën e komunizmit nuk ka pasur energji, po të kishim mundësi do ja kishim cuar dhe atij, por kur nuk kemi mundësi do i themi do presësh. Shfrytëzimi maksimal i mundësive krijon mundësi të reja.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama ne gjirokaster edi rama ne gjirokaster

Sondazh

Poll

Politike 6 Shkurt 2021, 09:02

GJIROKASTËR– Kryeministri Edi Rama teksa ishte i pranishëm në qytetin e Gjirokastrës tregoi se investitorët nga Emiratet e Bashkuara kanë shprehur in...