Politike

Kryemadhi takim me të rinjtë e Vlorës: Nuk na bashkon flamuri politik por sfidat për të ardhmen tuaj

6 Shkurt 2021, 10:00 Nga DOSJA
Kryemadhi takim me të rinjtë e Vlorës: Nuk na bashkon flamuri

VLORË– Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi zhvilloi një takim me të rinjtë e Vlorës, ku nuk i kurseu kritikat për qeverinë ‘Rama’.

Në bashkëbisedimin me ta, Kryemadhi tha se të rinjtë e Vlorës me LSI-në nuk i bashkon flamuri politik por sfidat për të ardhmen e këtij qyteti.


Ndër të tjera ajo tha se jo vetëm qytetarët e Vlorës, por e gjithë gjithë Shqipëria është më e varfër se katër vite më parë

Unë në fakt e thashë që e ndjej veten shumë të privilegjuar dhe në shumicën e kohës ne Vlorën e kemi parë si një kështjellë maskiliste, të uzurpuar dhe nuk e kemi parë asnjëherë që ajo Vlora e ashpër ka brenda një inteligjencë të jashtëzakonshme dhe ka dhe bukurinë shpirtërore. Ato shkrepat që janë ne mes të detit janë elementë të cilët krijojnë një atmosferë ku ndërthuret e bukura me të fortën por përveç kësaj ndërthuret dhe motivimi për të ndryshuar. Janë gjëra të cilat ne na kanë vendosur të gjithëve bashkë. Jo vetëm ne këtu që jemi por dhe gjithë këta të rinj që janë sot të cilët nuk na bashkon flamuri politik më shumë sesa na bashkojnë sfidat për të ardhmen e të rinjve shqiptarë, të rinj të Vlorës.

Unë jam e bindur që jo vetëm në Vlorë por në të gjithë Shqipërinë shqiptarët janë më të varfër se ç’kanë qenë 4 vite më parë, paguajnë më shumë taksa se ç’paguanin 4 vite më parë, mbyllen më shumë biznese se ç’kanë qenë 4 vite më parë. Ndërkohë qe edhe mundësia e punësimit për të rinjtë dhe për të rejat çdo ditë dhe më shumë tkurret kur ndërkohë secili prej atyre që ka arritur diçka me forcën e vetë kërkon të largohet nga Shqipëria sepse hapësirat janë të pamundura”, tha ndër të tjera Kryemadhi.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike monika kryemadhi ne vlore monika kryemadhi ne vlore

Sondazh

Poll

Politike 6 Shkurt 2021, 09:02

GJIROKASTËR– Kryeministri Edi Rama teksa ishte i pranishëm në qytetin e Gjirokastrës tregoi se investitorët nga Emiratet e Bashkuara kanë shprehur in...