Aktualitet

“Arsimi i Lartë në Shqipëri i politizuar”, Pack: Qeveria të mos përbuzë akademikët

4 Maj 2019, 17:55 Nga DOSJA
“Arsimi i Lartë në Shqipëri i politizuar”, Pack:

TIRANË- Ish-deputetja e PE-së dhe raportuesja Doris Pack, e pranishme në tryezën e organizuar nga Partia Demokratike me pedagogët, ndërsa tha se ndihej e nderuar të ishte pjesë e një tryeze të tillë, shtoi se se ndihet e keqardhur që universiteti në Shqipëri është i politizuar.

“Jam e nderuar që jam e pranishme në një tryezë me kaq shumë pedagogë dhe akademikë. Besoj gjithashtu se Arsimi i Lartë në Shqipëri ka probleme. Unë besoj se ata studentë shqiptarë që janë jashtë, duhet të kenë kushtet që të kthehen dhe të japin kontributin e tyre këtu, në vendin e tyre.

Mund të them se sa kam ndjekur nga afër arsimin e lartë në Shqipëri, pasi kam biseduar dhe takuar shumë studentë, politizimi mbetet problem. Jam e keqardhur që universiteti është politik, i politizuar dhe kjo nuk është aspak gjë e mirë. Kjo prish edhe imazhin e universitetit. Po ashtu, qeveria nuk duhet të ndërhyjë në kërkime shkencore dhe as në pavarësinë e integritetin e një pedagogu”, tha Pack.

Ajo nuk i kursei kritikat ndaj qeverisë, ndërsa theksoi se qeveria nuk duhet që të përbuzë njerëzit e shkolluar, akademikët siç ndodh. Pack u shpreh se qeveria duhet të vlerësojë këtë kategori, pasi është elita arsimore në vend.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arsimi i politizuar doris pack pack kritika qeverisë arsimi i politizuar doris pack pack kritika qeverisë

Sondazh

Poll