Politike

Kryemadhi komenton ‘rrjedhjet’ nga LSI: Rahovica s’e meritonte të ishte deputet, Nasip Naçon dy herë e kam takuar

5 Shkurt 2021, 07:54 Nga DOSJA
Kryemadhi komenton ‘rrjedhjet’ nga LSI: Rahovica s’e meritonte

TIRANË-Monika Kryemadhi ka komentuar largimet e fundit nga LSI. Teksa ishte e ftuar në emisionin ‘Open’ ajo u shpreh se Rehovica nuk e meriton të jetë deputet pas dosjes së ka publikuar ambasada e SHBA-së, ndërsa për Naçon ajo tha se e ka takuar vetëm dy herë.

“LSI e ka emrin lëvizje, në bazë të kontributeve të tyre normalisht që s’do marrin më shumë se ç’u takon.LSI është një parti të rinjve. Këta që ikën s’kanë qenë pjesë themeluese e LSI. Për Rehovicën, pavarësisht njohjes personale me prindërit e tij, por ai se ka merituar të jetë deputet dhe as drejtues i asnjë institucioni, që pas dosjes që ambasada e SHBA më ka treguar për të që kur u largua nga parlamenti. Për Nasip Naçon e kam takuar vetëm dy herë”, tha ajo.

Kujtojmë se nga radhët e LSI u largua figura qendrore e saj në Qarkun e Beratit, ish ministri i drejtësisë Nasip Naço si dhe Ish-drejtori i portit të Durrësit dhe ish-drejtori i Aviacionit Civil, Aleksandër Lipivani, por edhe Gledion Rehovica të cilët kanë vendosur t’i bashkohen PS-së.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike monika kryemadhi nasip naço monika kryemadhi nasip naço

Sondazh

Poll