Politike

Flet Anduel Xhindi: Vrasja e babait ishte politike. Kemi rezerva për policinë. Myslym Murrizi mik me babain

4 Maj 2019, 16:19 Nga DOSJA
Flet Anduel Xhindi: Vrasja e babait ishte politike. Kemi rezerva për

TIRANË- Ndërsa kanë kaluar 10 vite nga vrasja e ish-deputetit socialist Fatmir Xhindi, i biri Anduel Xhindi, sot deputet i Partisë Socialiste, shprehet se ai dhe familja e tij ka rezerve me punën e bërë asokohe nga policia.

“Kemi rezervat tona edhe me punën e policisë asokohe gjatë veprimeve të ndërmarra për krehjen e zonës. Për mënyrën sesi është proceduar nga policia atë natë dhe në vazhdim. Ne vetë si familjarë, shumë pranë shtëpisë sonë, kohë më vonë kemi gjatur një krehër kallashnikovi. Po të mos e kishim gjetur ne aty do të ishte akoma”, – tha Xhindi në emisionin “Kjo Javë” në News 24.

Ai u shpreh se vrasja e të atit është bërë për shkaqe politike, pasi nuk ka pasur asnjë konflikt tjetër.

“S’kemi pasur asnjë konflikt, personal. Nuk kemi pasur konflikte pronash. Pista e vetme është ajo politike, por nuk mund të vendos gishtin. Presim që drejtësia e re të thotë fjalën e saj”, – tha ai.

Ndërsa foli për miqësitë e ish-deputetit të ndjerë, ai tha: “Fatmir Xhindi kishte mik shumë të mirë kryetarin e Parlamentit, Gramoz Ruçin, por edhe Vangjel Tavon e shumë të tjerë”, ndërsa shtoi se i ati kishte miq edhe nga e djathta.

“Nga e djathta ai kishte mik shumë të mirë Myslym Murrizin. Ai ka pasur shumë miq”, tha Xhindi.

Ish-deputeti socialist Fatmir Xhindi u vra në muajin maj të vitit 2009 tek dera e shtëpisë së tij në Roskovec. Ai ishte duke parkuar makinën tek oborri i shtëpisë kur u qëllua me breshëri plumbash.

Fatmir Xhindi, baba i tre fëmijëve, ishte një nga themeluesit e PS në qarkun e Fierit. Nga viti 1997, për tre legjislatura rradhazi, ai ka qënë deputet në këtë zonë. Djali tjetër i tij, Anduel Xhindi është deputet i PS në Kuvend.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike anduel xhindi fatmir xhindi vrasja e fatmir xhindit politike anduel xhindi fatmir xhindi vrasja e fatmir xhindit politike

Sondazh

Poll