Politike

‘Me rum skocez’/ Kujtim Gjuzi “përvesh mëngët” për zgjedhjet lokale, nis me prezantimin e kandidatëve (Foto)

4 Maj 2019, 12:07 Nga DOSJA
‘Me rum skocez’/ Kujtim Gjuzi “përvesh

Kreu i Partisë Konservatore, Kujtim Gjuzi ka nisur prezantimin e kandidatëve për Këshilltarë dhe për Kryetarë të Bashkisë në zgjedhjet lokale të qershorit.

Kandidaturat, Gjuzi mesa duket ka vendosur t’i publikojë në Facebook me nga një dedikim për secilin.

I pari që e hapi siparin e prezantimeve ishte Stavri Trako, i cili është i zgjedhuri i parë në listën e Këshilltarëve Bashkiakë në Tiranë. Ndërsa në garë si i pari për kryetar bashkie është Jon Grabocka. Grabocka do të përballet me Erion Veliaj për një mandat 4-vjeçar.

Në bashkinë e Belshit, Gjuzi ka zgjedhur si kandidat për Këshillltar Ergys Urucin, me të cilin ka festuar edhe me një gotë rum skocez.

Gjuzi ka mbështetur kandidaturën e pavarur për Klosin, ish-deputetin Bedri Hoxha, ndërsa për Bashkinë e Skraparit ka vendosur të kandidojë për kryetar Leonard Dingon.

Mesa duket Gjuzi kërkon që t’i ketë punët në vijë me zgjedhjet lokale para se të futet në Kuvend, pasi të marrë mandatin nga KQZ-ja.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike kujtim gjuzi partia konservatore zgjedhjet lokale 2019 kujtim gjuzi partia konservatore zgjedhjet lokale 2019

Sondazh

Poll