Politike

Një tjetër lëvizje e papritur, Enkelejda Olldashi në tryezën e Partisë Demokratike

4 Maj 2019, 13:41 Nga DOSJA
Një tjetër lëvizje e papritur, Enkelejda Olldashi në

TIRANË- Ndërsa Astrit Patozi, ish- miku i ngushtë personal dhe politik i Sokol Olldashit, është ndarë përfundimisht me PD për të bërë parti të re, një person akoma më i afërt i politikanit të ndarë nga jeta do të japë një shenjë të fortë afrimi me PD.

Në orën 17 të së shtunës, Enkelejda Olldashi do të jetë në takimin e PD me pedagogët, në tryezën për Arsimin.

Vetëm pak ditë nga krijimi i Bindjes Demokratike, ish-bashkëshortja e Sokol Olldashit, pedagoge e Juridikut, bën lëvizjen e papritur. Enkelejda Olldashi është një ndër 5 pedagogët më të mirë të dalë nga sondazhi i organizuar një vit më parë në Universitete.

Nuk konfirmohet që prania e saj në tryezën e sotme ka arsye politike, por mbetet një sinjal shumë i fortë në debatin që ka hapur partia e re.

(Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike bindja demokratike enkeleda olldashi në tryezën e thirrur nga basha sokol olldashi bindja demokratike enkeleda olldashi në tryezën e thirrur nga basha sokol olldashi

Sondazh

Poll