Bota

PDK-ja mesazh për gratë, Grainca: Me besimin tuaj do të rimëkëmbim Kosovën

4 Shkurt 2021, 17:29 Nga DOSJA
PDK-ja mesazh për gratë, Grainca: Me besimin tuaj do të

KOSOVË- Partia Demokratike e Kosovës ka përfshirë edhe gratë në fushatën e saj elektorale. Në një video-mesazh kandidatja e kësaj force për deputete, Adelina Grainca është shprehu se pandemia e ka prekur shumë jetën e grave në Kosovë duke bërë që ato të rrezikojnë vendet e punës. Ajo gjithashtu tha se me mbështetjen e grave dhe vajzave PDK-ja do të rimëkëmbë ekonominë e Kosovës.

“Pandemia ka rënduar veçanërisht jetën e grave në Kosovë, shumë prej të cilave u përballën me rrezikun e humbjes së vendit të tyre të punës. Është koha që të bëhemi bashkë për Rimëkëmbjen e Kosovës, sidomos për rimëkëmbjen në ekonomi. Me besimin tuaj, do të përpiqem shumë për mbështetjen e secilit. Para së gjithash, për vajzat dhe gratë”, tha ajo ndër të tjera.

Kosova do të shkojë në zgjedhje të parakohshme, më 14 shkurt. Vendimi është marrë nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës e cila më herët konstatoi se Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Avdullah Hoti, është zgjedhur në mënyrë jokushtetuese. Kjo, për shkak të votës së deputetit Etem Arifi, i cili, më 3 qershor, votoi për Qeverinë Hoti, ndonëse kishte një dënim të formës së prerë prej një viti e tre muajsh burgim, për veprën penale “mashtrim me subvencione.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora adelina grainca pdk zgjedhjet ne kosove adelina grainca pdk zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll