Bota

Ushtria amerikane ndalon urdhrin e Trump për tërheqen e 12,000 trupave nga Gjermania

4 Shkurt 2021, 16:02 Nga DOSJA
Ushtria amerikane ndalon urdhrin e Trump për tërheqen e 12,000 trupave

SHBA- Ushtria amerikane ka ndaluar një urdhër të lëshuar nga Donald Trump për tërheqjen e më shumë se një të katërtën e forcave të saj nga Gjermania, një veprim që ishte jashtëzakonisht i diskutueshëm.

Bllokimi i urdhrit për të tërhequr 12,000 trupa u bë i ditur nga Gjenerali Tod Wolters, komandanti suprem i aleatëve të NATO-s, shkruan The Independent.

Komandanti tha se do informonte sekretarin e ri të mbrojtjes të SHBA, Lloyd Austin , të kryejë një rishikim të plotë dhe ndryshimet t’i raportojë presidentit Joe Biden .

Trump e kishte përshkruar vendimin e tij si ndëshkim për shpenzimet e ulëta të Gjermanisë në mbrojtje. Ky veprim i tij u pa si një zemërim ndaj kancelares gjermane, Angela Merkel, e cila vazhdimisht e kishte sfiduar atë për çështje të tjera.

Vendimi nga ish-presidenti Donald Trump, u mor me asnjë këshillim me anëtarët e tjerë të NATO-s, dhe pa pëlqimin e Departamentit të Shtetit. Ai mori vendimin gjatë kohës që Merkel tha se nuk do të merrte pjesë në samitin e G7 që po organizohej në SHBA vitin e kaluar.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota 12000 trupave nga gjermania angela merkel joe biden 12000 trupave nga gjermania angela merkel joe biden

Sondazh

Poll

Bota 4 Shkurt 2021, 14:32

GJERMANI-Masat kufizuese kundër Covid-19 në Gjermani mund të hiqen para pranverës, në rast se bie numri i infektimeve. Lajmi është konfirmuar nga ministri i shë...