Bota

Haradinaj: Vuçiç po bën lojë të ndyrë, përdor serbët në Kosovë për pushtetin e tij

4 Shkurt 2021, 17:19 Nga DOSJA
Haradinaj: Vuçiç po bën lojë të ndyrë,

KOSOVË- Kandidati për President nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka qenë sot në Mitrovicvë për fushatë elektorale. Gjatë fjalës së tij, Haradinaj ka thënë se Vuçiç po përdor qytetarët serb që janë në Kosovë për të siguruar pushtetin e tij në Serbi. Ai u shpreh se Vuçiç ka kërcënuar Kosovën për shumë vite dhe e ka penguar në rrugëtimin e saj evropian.

“Mitrovica është shembull për lojën e ndytë të Vuçiqit. Ai po promovon frikë dhe kërcënim midis pakicës serbe në vendin tonë, duke ndërhyrë vazhdimisht në çështjet tona të brendshme. Propaganda e tij e luftës po e pengon integrimin e komunitetit serb në Kosovë. Ai ka vite që i përdor serbët e Kosovës për pushtetin e tij politik në Serbi. Vuçiq nuk është mjaftuar me kaq. Në vazhdimësi e ka kërcënuar Kosovën dhe e ka pengu në rrugëtimin e vet për të qenë e barabartë në familjen e shteteve dhe kombeve”, ka thënë Haradinaj.

Kosova do të shkojë në zgjedhje të parakohshme, më 14 shkurt. Vendimi është marrë nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës e cila më herët konstatoi se Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Avdullah Hoti, është zgjedhur në mënyrë jokushtetuese. Kjo, për shkak të votës së deputetit Etem Arifi, i cili, më 3 qershor, votoi për Qeverinë Hoti, ndonëse kishte një dënim të formës së prerë prej një viti e tre muajsh burgim, për veprën penale “mashtrim me subvencione.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora ramush haradinaj zgjedhjet ne kosove ramush haradinaj zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll

Bota 4 Shkurt 2021, 14:32

GJERMANI-Masat kufizuese kundër Covid-19 në Gjermani mund të hiqen para pranverës, në rast se bie numri i infektimeve. Lajmi është konfirmuar nga ministri i shë...