Bota

Komuna e Prizrenit gjobit me dy mijë euro PDK-në dhe AAK-në, drejtori i Inspektoratit: Nuk do të rrimë duarkryq ndaj partiv

4 Shkurt 2021, 09:00 Nga DOSJA
Komuna e Prizrenit gjobit me dy mijë euro PDK-në dhe AAK-në,

KOSOVË-Komuna e Prizrenit, më saktësisht Drejtoria e Inspektorateve, ka vendosur gjobë prej dy mijë eurove ndaj dy partive politike, Partisë Demokratike dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Sipas Insjader, PDK-ja është gjobitur për thyerjen e masave kundër përhapjes së COVID-19 në tubimin e datës 2 shkurt. Ndërsa, AAK-ja është dënuar për grumbullimin e njerëzve në hapjen e fushatës elektorale.

Drejtori i Inspekcionit në Prizren, Edon Muqaj ka thënë se nuk do të rrinë duarkryq ndaj asnjë partie politike, që thyen rregullat.

“Fatkeqësisht kemi njerëz që kanë humbur jetën nga COVID-19, biznese që kanë falimentuar si pasojë e ligjeve në fuqi andaj më nuk do të rrijmë duarkryq as ndaj subjekteve politike, cilidoqoftë ai subjekt. Ftoj të gjitha subjektet politike para se të mendojnë për marrjen e votës nga qytetarët të mendojnë edhe për jetën e tyre! Boll ma! Ruani shëndetin e qytetarëve të Prizrenit! Do të jemi të barabartë për çdo subjekt politik!”, ka thënë Muqaj.

Postimi i plotë: 

9 ditë para zgjedhjeve në Kosovë, partitë politike do vijojnë takimet (Agjenda)

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora zgjedhjet e parakohshme në kosovë zgjedhjet ne kosove zgjedhjet e parakohshme në kosovë zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll

Bota 4 Shkurt 2021, 07:58

Merkel & Co për një rend të ri global

Për autorët e ftuar nga „Frankfurter Allgemeine Zeitung” të një artikulli publikuar në numrin e së mërkurës (03.02) ka ardhur koha për një bazë të re të p...