Bota

Grushti i shtetit në Mianamar, ushtria bllokon përdorimin e Facebook, ka ndikuar në përhapjen e protestave

4 Shkurt 2021, 08:30 Nga DOSJA
Grushti i shtetit në Mianamar, ushtria bllokon përdorimin e Facebook,

MIANMAR-Ushtria e Mianmar ka filluar ndërprerjen e përdorimit të Facebook, disa ditë pasi rrëzoi qeverinë e zgjedhur në mënyrë demokratike të Aung San Suu Kyi.

Sipas TheGuardian,Facebook, është një nga mënyrat më të njohura të komunikimit në Mianmar dhe është përdorur për të koordinuar një fushatë të mosbindjes civile, ku   punëtorët shëndetësorë në dhjetëra spitale u larguan nga punët e tyre ditën e djeshme për të protestuar kundër veprimeve të ushtrisë.

Ministria e komunikimit dhe informacionit ka thënë se përdorimi i Facebook, do të ndalohet nga 53 milion njerëzve të Mianmar, deri të dielën, duke shtuar se njerëzit po shqetësonin stabilitetin e vendit duke përdorur rrjetin për të përhapur lajme të rreme.

Facebook konfirmoi se ishte në dijeni të përçarjes, ndërsa NetBlocks, e cila monitoron ndërprerjet e internetit në të gjithë botën, tha se ofruesit e shërbimeve në Mianmar po bllokonin ose kufizonin hyrjen në Instagram dhe WhatsApp, të cilat gjithashtu janë në pronësi të Facebook.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota grushti i shteti ne mianmar grushti i shteti ne mianmar

Sondazh

Poll

Bota 4 Shkurt 2021, 07:58

Merkel & Co për një rend të ri global

Për autorët e ftuar nga „Frankfurter Allgemeine Zeitung” të një artikulli publikuar në numrin e së mërkurës (03.02) ka ardhur koha për një bazë të re të p...