Politike

FOTOT: Shfaqen sërish bashkë! Meta me maskë anti-COVID, Kryemadhi e veshur e gjitha me të zeza, homazhe për mjekun që ndë

3 Shkurt 2021, 10:36 Nga DOSJA
FOTOT: Shfaqen sërish bashkë! Meta me maskë anti-COVID, Kryemadhi

SKRAPAR– Presidenti Ilir Meta është shfaqur si rrallë herë në publik krah bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi. Të dy kanë shkuar në ceremoninë mortore të mjekut Muharrem Nonaj, i cili ndërroi jetë pas infektimit nga pandemia e koronavirusit.

Meta shfaqet me maskë në ceremoninë e homazheve, ndërsa Kryemadhi e veshur e gjitha me të zeza, ka zgjedhur sërish që të mos e mbajë, kur vetëm pak ditë më parë njoftoi se kishte anti-trupa.

“Pas një jave me reshje të rënduara, sot në Çorovodë gjeta një ditë plot diell dhe ngrohtësi, në ceremoninë e homazheve për Dr.Muharrem Nonaj, i cili humbi jetën pas një përpjekjeje të gjatë me COVID-19 e pasojat e tij. Doktori i zemrave të vogëlushëve dhe të moshuarve, që dhuronte përherë përkujdesje, dashuri, optimizëm dhe ngrohtësi, e meritonte këtë përcjellje plot mirënjohje dhe diell. U prehtë në paqe shpirti i tij i mrekullueshëm!,”-shkruan Meta.

POSTIMI I PLOTË:

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta monika kryemadhi muharrem nonaj ilir meta monika kryemadhi muharrem nonaj

Sondazh

Poll