Bota

VIDEO/ Rrëfimi i pedagoges shqiptare në Suedi: Do të rikthehesha vetëm nëse vendi ndryshon rrënjësisht

3 Shkurt 2021, 12:09 Nga DOSJA
VIDEO/ Rrëfimi i pedagoges shqiptare në Suedi: Do të rikthehesha

SUEDI-Silvana Begaj është një pedagoge shqiptare që prej vitesh jeton dhe jep mësim në një Universitet në Suedi. Së fundmi në një intervistë për Opinon ajo ka treguar në lidhje me eksperiencën e saj në jashtë vendit.

Begaj është shprehur se fillimisht ajo ka zhvilluar një praktik 6 mujore në Universitet dhe më pas është punësuar aty.

“Jam në Jables. Erdha në fillim të 2014 edhe u vendosa në këtë qytet sepse fillova pranë Universitetit të këtij qyteti. Bëra disa aplikime, bëra një praktikë rreth 6-mujore në këtë Universitet dhe pastaj fillova punë ku ndenja dhe 5 vite,”-ka thënë ajo. 

Video e marrë nga Klani:

Gjithashtu Silvana ka treguar dhe për arsyet që ajo dhe shqiptarë të tjerë largohen nga Shqipëria. Sipas saj në Shqipëri ka shumë pasiguri ekonomi, psikologjike dhe mungesë e sistemit të meritokracisë. Ajo e shtjellon më tej, ku vë në dukje se kjo fillon që në shkollë, që duke të kesh njohje, më pas, rekomandimi për punë që në Shqipëri ndryshe nga vendet e tjera nuk funksionin në bazë të eksperiencës që mund të ketë pasur dikush në institucion, por në bazë të partisë që bënë pjesë.

“Në Shqipëri ka pasiguri ekonomike, pasiguri psikologjike dhe sigurisht mungesa e sistemit të meritokracisë që ka qenë dhe vazhdon që të jetë. Mungesa e meritokracisë fillon që në shkollë që duhet të kesh njohje. U fol për rekomandime. Rekomandimi është në të gjithë botën dhe kjo është e vërtetë, por rekomandimi vjen si pasojë e një eksperience që ti i ke treguar një institucioni apo një kompanie apo një personi të caktuar. Kjo është rekomandimi nëpër botë. Rekomandimi në Shqipëri është për militantët zakonisht,”-ka rrëfyer ajo.

Gjithashtu, ajo ka rrëfyer se mund të kthehet në Shqipëri, vetëm nëse vendi ndryshon rrënjësisht.

“Në qoftë se Shqipëria do të ndryshonte rrënjësisht. Të ketë një standard normal të jetesës, mos të ketë një papunësi kaq të madhe. Sepse do thuash çfarë ndikimi ka kjo tek ty? Rrit krimin! Të heq dëshirën, nuk të motivon, të heq krijimtarinë,”-ka theksuar ajo.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora silvana begaj silvana begaj

Sondazh

Poll

Bota 3 Shkurt 2021, 11:14

KOSOVË-Kryetari i Listës Serbe Goran Rakiq ka thënë se pret që në të ardhmen KFOR-i të ndalojë vizitat e politikanëve të Kosovës në veri. Kjo deklaratë ka ...