Politike

PD gati alternativën e Arsimin! Basha: Rritje pagash për mësuesit dhe pedagogët, kurse dhe libra falas për studentët. Do r

3 Shkurt 2021, 10:18 Nga DOSJA
PD gati alternativën e Arsimin! Basha: Rritje pagash për mësuesit

TIRANË– Partia Demokratike ka prezantuar planin e hartuar për Arsimin në vend, me të cilin do të kërkojë votëbesimin e qytetarëve në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Në një konferencë për shtyp, Basha doli bashkë me ekspertët për të prezantuar planin e hartuar duke renditur një më një të gjitha angazhimet e tij.

Duke nisur me arsimin e ciklit të ulët, numri një i Partisë Demokratike, premtoi se qeveria e tij do të japë tekste falas për 350 mijë nxënës; kurse private por pa pagesë për çdo qytetar deri në moshën 35-vjeçare me platformën amerikane Education Worldwide; rritje të pagave për mësuesit, të cilët sipas tij rrogën minimale do ta kenë 700 euro në muaj.

Më pas, Basha ka kaluar me planin për reformimin e Arsimit të Lartë, ku sipas tij do të mbizotërojë barazia dhe meritokracia. Gjithçka sipas kryedemokratit do të zbatohet sipas planit “BrainGrain”, duke premtuar autonomi për universitetet. Edhe për pedagogët do të ketë rritje pagash me 50%, dyshemeja për të cilët do të jetë 900 Euro në muaj. Të gjithë studentët që kanë të ardhura nën 640 mijë lekë të vjetra çdo muaj nuk do të paguajnë kosto për arsimimin e tyre, duke garantuar edhe 10 mijë stazhe çdo vit për studentët ekselentë. Për përmirësimin e kushteve të arsimit, kandidati për kryeministër ka premtuar investim në vlerën 36 milionë euro, për laboratorë dhe teknologji.

Ndërsa vazhdën e premtimeve, reflektuar në plan, e kanë vijuar ekspertët Albana Vokshi, Luçiano Boçi dhe Ndriçim Mehmeti. Njëri pas tjetrit ata kanë garantuar se me ardhjen në pushtet të PD-së, administrata e arsimit do të jetë e depolituzuar duke premtuar edhe shkrirjen e platformës së qeverisë Rama. Boçi shtoi se në program është menduar edhe një hapësirë për Akademinë e Shkencave, e cila sipas tij do të depolitizohet dhe rikonstruktohet. 

Deri më tani, Partia Demokratike ka nisur punën për fushatën, duke u prezantuar qytetarëve planin ekonomik dhe atë shëndetësor. Të dy shumë të kritikuar nga qeveria dhe vetë kryeministri Edi Rama. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha plani i pd per arsimin zgjedhjet parlamentare 25 prill 2021 lulzim basha plani i pd per arsimin zgjedhjet parlamentare 25 prill 2021

Sondazh

Poll