Bota

VV: Kurti do t’i prijë listës së deputetëve

2 Shkurt 2021, 21:52 Nga DOSJA
VV: Kurti do t’i prijë listës së deputetëve

KOSOVË- Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas vendimit të Komisionit Qëndroro të Zgjedhjeve për largimin e kandidatëve që nuk janë certifikuar nga lista e deputetëve. Zyra e VV për mediat në një dalje publike ka thënë se nuk do të ndryshohet asgjë nga lista dhe asaj do t’i prijë Albin Kurti.

“Lista e LVV-së e dorëzuar në KQZ është ajo që e kemi votuar në Këshillin e Përgjithshëm dhe kryesi të LVV-së. Asaj liste i prin Albin Kurti”, thuhet nga zyra për media e LVV-së.

Albin Kurtit nuk i lejohet të marrë pjesë në zgjedhje pasi Gjykata Kushtetuese nxori vendimin se kandidatët që në 3 vitet e fundit kanë një vendim të formës së prerë, nuk mund të garojnë. Kurti ka marrë një dënim më parë me 1.3 vite burg për shkak të trazirave që ndodhën në parlamentin e Kosovës kur ai ishte në opozitë.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora albin kurti kqz vv zgjedhjet ne kosove albin kurti kqz vv zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll